E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta regjisori Viktor Gjika

U nda mbreme nga jeta pas nje semundje te rende regjisori i njohur shqiptar Viktor Gjika. Gjika, qe mbante titullin Artisti i Popullit, lindi ne Korce ne vitin 1937. Ai studioi dhe u diplomua ne Moske. Pas nje periudhe te shkurter pune si operator, iu perkushtua teresisht regjise, duke filluar me filmin “Komisari i Drites”, bashkeregjisor, bashkeskenarist dhe bashkeoperator me Anagnostin.Me pas vijon nje karriere te suksesshme, ne saje te se ciles u zgjodh per te drejtuar Kinostudion “Shqiperia e Re” me 1982, post qe e mbajti deri me 1989. Filmi i tij artistik i fundit eshte “Nentori i dyte” (1982). Perveç shume dokumentareve, ai njihet si skenarist ne filmat “Ne çdo stine”, “Gjeneral gramafoni” “Njeriu me top”, “Perballimi”, “Rruge te bardha” “Yjet e neteve te gjata”, “I teti ne bronz” etj. Pas vitit ’90 ka xhiruar vetem filma dokumentare: “Kur ikin korbat”, “Une jam Ismail Qemali” dhe “Antoni Athanas”, ne te cilet eshte edhe skenarist dhe operator. Karriera e tij ka njohur vleresime te shumta, me tituj e çmime, nder te cilet me i rendesishmi eshte Kupa e Festivalit per “Gjeneral Gramafoni”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›