Spiro Duni në TK me menodramën "Mbroni shpellarin"
Këtë herë Spiro Duni do të vijë në të gjithë tërësinë e vlerave të tijë artistike në një performancë aktoreske në Teatrin Kombëtar. Do të jetë monodrama "Mbroni shpellarin" që do të ngjisë në skenë Spiro Dunin. Këtë herë ka zgjedhur që të jetë regjisori, koreografi, skenaristi I akteve, aktori, muzikanti i vetes së vetë. Do të jetë ai që do të vejë në skenë një nga monodramat më të bukura të Bekerit "Mbroni shpellarin" e cila natyrisht do të çudisë publiku. Jo më tepër për seleksionimin, por më tepër se si vetë artisti ka zjedhur të vijë në të gjithë kompleksitetin e tij si artistë. E hërët e fundit të vënies në skenë të premierave të tilla, artistët më në zë të TK kanë zgjedhur të vijnë me monodrama, e cila ndoshta më parë jo e halumtuar kaq shumë, duket se po i tërheq profesionistët e vërtët të ngjiten në skenë me një monodramë. E madhja Drita Pelingu do ta cilësonte monodramën si një sipërmarrje të vështirë që duhet të vijë në një moshë të pjekur dhe atëherë kur karriera ka marrë udhë. E duket se këtë ka dashur dhe Spiro Duni të bërë. Përveccse të ngjisë të tjerë në skenë, të ngjitet dhe vetë dhe të japi ato vlera që një personazh si ai mund të japë. Spiro Duni nuk do të ndahet nga provat dhe të diskutojë, jo se i mungon fryma e bisedës artëdashëse me gazetarët apo individë të tretë, por sespse nuk do të shuajë surprizën për publikun e kryeqytetit.