E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Viktor Gjika

I ndjeri Viktor Gjika duke kremtuar 70-vjetorin e lindjes me 25 qershor 2007 ne Teatrin Kombetar (Foto: LSA)

Tiranë, 4 mars 10:56 NOA – Një ndër emrat më të njohur dhe më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare është ndarë sot nga jeta.

Viktor Gjika ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare natën duke gdhirë dita e sotme, njoftuan familjarët.

I ndjeri u lind në qershor të vitit 1937 në qytetin e Korçës.

Pasioni për filmin bëri që ai të përkushtohej shumë në kinematografi dhe arriti të jetë regjisori i disa kryeveprave të filmit shqiptar.

Ndër to, kujtohen shumë “Nëntori i Dytë”, “Gjeneral Gramafoni”, “I teti në bronz”, “Yjet e netëve të gjata”, “Horizonte të hapura”, “Rrugë të bardha”, “Njeriu me top” dhe shumë të tjerë.

I ndjeri vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, pohuan familjarët e tij.

Homazhet për të ndjerin Viktor Gjika zhvillohen sot në orën 13.00 në Muzeun Historik Kombëtar dhe pasdite zhvillohet ceremonia e varrimit.

e.l/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›