E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet sot çmimi Lumo Skëndo

Ceremonia

Sot paradite, ora 11.00, në sallën “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës dhe nën kujdesin e ministrit Ferdinand Xhaferaj do të ndahet çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” për vitin 2009. Juria ka marrë në shqyrtim botimet më të mira të një viti që kanë hyrë në Bibliotekën Kombëtare, për të zgjedhur botimin më të mirë. çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Lumo Skëndo, veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare. Edicionin e parë të këtij çmimi e ka fituar shtëpia botuese “55”, në një ceremoni që u zhvillua në bibliotekën e sapohapur “Lumo Skëndo” në Muzeun Kombëtar, sot jofunksionale, ndërsa çmimin për vitin 2008 e fitoi shtëpia botuese “çabej” për “Sonetet” e Eqrem çabejt.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›