E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomistja e MEICO: Urdhri i ministrit, i paligjshëm

Dëshmia

Në seancën e djeshme gjyqësore në ngarkim të 28 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit ka dëshmuar edhe Matilda Tasho, ish-ekonomiste në kompaninë MEICO. Ajo tha se ka pasur mangësi në zbatimin e urdhrave, duke shtuar edhe faktin tjetër se vetë urdhrat ishin të paligjshëm. Tasho foli për urdhrin 2044 të ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke e cilësuar atë, haptazi të paligjshëm në tri pika. E pyetur nga organi i akuzës, Tasho vijoi se për këtë fakt ajo kishte vënë në dijeni edhe Ylli Pinarin. Por sipas saj, ai edhe pse kishte premtuar ndryshime nuk i kishte bërë asnjëherë. Dëshmitarja ka “kopjuar” Pinarin dhe ka deklaruar se për ruajtjen dhe transportin e municionit përgjegjësia ishte e ushtrisë. Sipas saj, ushtarakët ishin ata që duhej të përgjigjeshin për transportin e municionit dhe për zbatimin e urdhrave të ministrit. Në lidhje me shoqërinë MEICO që merrej me transportin e municionit, ekonomistja tha se ka zbatuar urdhrat që vinin nga komanda.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›