E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet sot çmimi Nobel për Paqe

Sot pritet të ndahet çmimi Nobel për Paqe. Spekulimet se kush do të jetë fitues i këtij çmimi në këtë vit kanë qenë të mëdha.
Thuhej se Komiteti norvegjez i Nobelit mund t`ia ndajë çmimin një aktivisti apo përfaqësuesi të ndonjë grupi të "Pranverës së sivjetmë Arabe" në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.
Sipas mediave, fitues potencialë mund të jenë presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, mbrojtësi i rezistencës pa dhunë të Shteteve të Bashkuara, Xhin Sharp, aktivistja afgane për të drejtat e njeriut, Sima Samar, organizata ruse për të drejtat e njeriut "Memorial" e madje edhe Bashkimi Evropian apo ndonjë institucion i tij.
Fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin e kaluar ishte disidenti kinez, Lu Ksiaobo.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›