“The New York Times”, shkrim për vdekjen e dëshmitarit X

Vdekja e Agim Zogaj në Gjermani, javën e shkuar, ka zënë vend në faqet e gazetës prestigjioze amerikane, “The New York Times”. Në artikullin e gjatë të kësaj gazete, theksohet se Agim Zogaj, 53 vjeç u gjet i varur në një pemë, në parkun e Duisburgut në Gjermani ndërsa vdekja e tij e mistershme që pritej të dëshmonte kundër njërit prej politikanëve më të fuqishëm, Fatmir Limaj vetëm sa e vërteton brishtësinë e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Sipas këtij artikulli, të gjithë familjarët e Zogajt theksojnë se “nuk besojnë që ai është vetëvrarë, por edhe nëse e ka bërë ai ka qenë i detyruar". "EULEX-i është përgjegjës për vdekjen e bashkëshortit tim" citon gazeta gruan e tij Ganimete Zogaj ndërsa kjo e fundit akuzon EULEX-in se "ata nuk e trajtuan mirë dhe nuk i ofruan mbrojtje".
EULEX-i ka refuzuar të komentoj dhe ofroj më shumë detaje. "Sipas vëllait të tij, dëshmitari X u sulmua në shtëpinë e tij gjatë marsit, ku edhe u qëllua në këmbë dhe krah, pasi kishte vendosur të dëshmonte në një proces gjyqësor të EULEX-it. Më pastaj, EULEX-i e dërgoi në Duisburg tek vëllai i tij" shkruan Neë York Times.
"Besimi tek EULEX-i është shkatërruar. Të gjithë dëshmitarët në këtë rast tani do të provojnë të gjejnë rrugë të tjera për të mos dëshmuar" citon New York Times një gazetar kosovar.