Sarah Palin sdo kandidoje mot per kreun e Shtepise se Bardhe
Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin nuk do të kandidojë për kreun e Shtëpisë së Bardhë vitin e ardhshëm.
Palin tha në një deklaratë se vendimi erdhi pasi ajo dhe bashkëshorti i saj janë menduar shumë dhe vendosën t’i përkushtohen Perëndisë, familjes dhe vendit.
Njoftimi i 47-vjeçares erdhi në një kohë kur ajo kishte shfaqur hapur pasigurinë e saj me planet e të ardhmes.
"Pas lutjeve të shumta dhe një konsideratë serioze, unë kam vendosur që nuk do të kërkojnë emërimin për presidentë të Shteteve të Bashkuara në vitin 2012", shkruan zonja Palin në një letër mbështetësve të saj.
"Familja ime vjen e para dhe padyshim Todd dhe unë kemi marrë në konsideratë të madhe jetën familjare para se të merrnim këtë vendim".
Deklarata e saj vjen një ditë pasi guvernatori i Nju Jersey Chris Christie përjashtoi veten nga gara.
Palin u shfaq në skenën politike kombëtare në vitin 2008 si kandidate e zëvendës-presidentit të Shtëpisë së Bardhë, Xhon McCain.
Pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2008 ajo u rikthye në Alaske, dhe më pas dha dorëheqjen si guvernatorë në gjysmën e mandatit të parë.
Si një nga figurat më të njohura politike ne SHBA, Palin ka kryesuar shpesh herë lëvizjet e partisë konservatore.