Ndaj bujku i mirë ve në parmendë, një ka plak dhe nje ka të ri
Në lërimin e tokës për t’i marrë bukën ka nje vleresim të lashte: - Po të jenë të dy qetë, pleq, ia kanë me hile njeri-tjetrit! Përfundimi? E lenë token pa punuar! Po të jenë të dy qetë të rinj, janë xanxarë dhe egoistë, ndaj zihen pa shkak. Përfundimi? E lenë token pa punuar!
Ndaj bujku i mirë ve në parmendë, një ka plak dhe nje ka të ri. Kur i riu që ka fuqi e del nga “brazda” i vjetri e tërheq dhe e fut në brazdë.
Kjo është filozofia e funksionimit të punëve, mendoj unë. Bythpambukë e emocionalë, deklarativë e analistë, në kemi pambarim. Por askush nuk na mësoi dot se pse në themel të punëve qëndron SAKRIFICA.