Nëse vazhdon kështu, lërini reformat dhe shkoni blini letër
Me të vertetë është për të ardhur keq kur ne deren e spitalit shkon për t’u vizituar, dhe pandehur ndeshesh me nje njoftim ku thuhet qe mungon leter (ezheje). Çfare situate komike qe mund të duket e pabesueshme, por për fat është e vertete.
Si mund të mungoje ne nje spital letra (ezheje), madje në spitalin më të madh të vendit, nga ku vinë përditë qindra pacientë edhe nga rrethet.
Merreni me mend situaten e spitaleve të rretheve kur qendra spitalore ne kryeqytet ka mungesa të tilla kaq bajate. Madje para disa ditesh edhe ne spitalin onkologjik ishte prishur nje aparature e cila sherbente për pacientet qe kurohen aty, dhe nuk ishte bere asnje përpjekje qe defekti të ndreqej menjehere, dhe qe pajisja të vihej ne pune. Flitet për reforma e për reforma, por nëse reformat nuk zgjidhin as gjëra kaq të thjeshta, atëherë lerini reformat dhe shkoni bleni letër.