E Diel, 1 Nëntor 2026

Parkimet nëntokë, të bëhen por kam disa sugjerime

Tirana ka nevojë për parkingje masive pa dyshim, sepse numri i banorëve dhe i makinave është rritur shumë në krahasim me rritjen e infrastrukturës dhe shërbimeve.

Për dreq, ne e kemi zakon të mbajmë dhe makina me cilindrata të mëdha, kështu që kjo ia shton dhe më shumë rëndesën problemit. Në media lexuam që janë planifikuar dy parkime të mëdha nëntokësore në qendër të Tiranës dhe pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

Si qytetar do të doja që të kihen parasysh dy gjëra:

E para, në parkun rinia në qendër të Tiranës, siç mund ta keni parë ka çdo pasdite shumë familjarë. Ata shkojnë aty për shkak se nuk mund të futen makinat dhe sepse ka shumë gjelbërim dhe hapësirë. Do të ishte mirë që parkimi nëntokë, të mos prekte asnjë nga këto tre të mira që Parku ka aktualisht

Dhe diçka tjetër ka mbetur pa u sqaruar. Parkimet nëntokësore, do jenë me pagesë apo pa pagesë? Dhe nëse do jenë me pagesë, sa do paguhet?

Sepse parkime nëntokësore në Tiranë ka, por ato po qëndrojnë bosh sepse pagesa për një muaj është gati 50 mijë lekë të vjetra dhe më shumë në afërsi të qendrës. Kështu që duhet parë kjo punë, se mund të bëhen parkimet dhe të mos futet njeri brenda për shkak të pagesave, dhe asnjë problem nuk zgjidhim, veçse prishim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›