“Ndaleni dhunën, mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile”- Ermonela Jaho në krah të të rinjve në protestë: Fëmijët tanë meritojnë të rriten pa frikë
Artistja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka reaguar me një mesazh në mbështetje të të rinjve që kanë dalë në protestë.

Soparnoja bëri thirrje për paqe, bashkim dhe respektimin e jetës njerëzore, duke theksuar se “mos e shtyni vendin drejt luftës civile”.
Thirrja e artistes vjen si një apel për uljen e tensioneve dhe shmangien e dhunës, duke rikujtuar rëndësinë e dialogut dhe të bashkëjetesës në një shoqëri të ndarë nga kundërshtitë.

Reagimi:
Stop vëllavrasjes.
Jemi të gjithë bij nënash. Secili prej nesh ka qenë një foshnjë në krahët e dikujt, një shpresë, një lutje. Përpara çdo bindjeje e çdo ndarjeje, jemi njerëz. Ta kujtojmë këtë kur shohim njëri-tjetrin në sy.
Asnjë zemërim, asnjë interes nuk vlen më shumë se jeta dhe dinjiteti njerëzor.
Ndaleni dhunën. Mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile.
Fëmijët tanë meritojnë të rriten pa frikë, në një Shqipëri ku mospajtimi nuk na bën armiq.