Sot pasdite, Kryeministri Berisha priti në takim Ambassadorin Juan Prat, Koordinator për Procesin e Barcelonës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës. Kryeministri e falënderoi Amba
Sot pasdite, Kryeministri Berisha priti në takim Ambassadorin Juan Prat, Koordinator për Procesin e Barcelonës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës.
Kryeministri e falënderoi Ambassadorin Prat për përkrahjen që Spanja po i jep procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO.
Ambasadori Prat, pasi falënderoi Kryeministrin për mikpritjen, u shpreh se Spanja e përkrah plotësisht kandidaturën e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në procesin e Barcelonës. Ambasadori Prat u shpreh se Procesi i Barcelonës është një Forum shumë i rëndësishëm për forcimin e dialogut dhe të bashkëpunimit në të gjitha fushat ndërmjet vendeve të Detit Mesdhe dhe se Shqipëria mund dhe duhet të japë një kontribut shumë të çmuar në realizimin e objektivave të kësaj iniciative. Procesi i Barcelonës ka si synim promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Mesdheut, krijimin e një zone të Tregtisë së Lirë me BE-në, si dhe shkëmbimin e kulturave midis popujve të Mesdheut.
Kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishëm Forumin e krijuar nga Procesi i Barcelonës dhe u shpreh se popujt e rajonit të Mesdheut ruajnë lidhje të ngushta historike dhe bashkëkohore, ndërsa theksoi se ruajtja, promovimi dhe forcimi i stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajonin e Mesdheut, është vital për paqen në mbarë botën.
Gjatë takimit, Kryeministri përshëndeti gjithashtu interesimin e kompanive spanjolle për të investuar në Shqipëri dhe i shprehu Ambasadorit Prat se investitorët spanjollë do të gjejnë mbeshtetjen e plotë të qeverisë shqiptare.