E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalesën tjetër Kryeministri Berisha e pati në Vaun e Dejës, ku zhvilloi gjithashtu një takim me banorë. Kryeministri përshëndeti banorët dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështe

Ndalesën tjetër Kryeministri Berisha e pati në Vaun e Dejës, ku zhvilloi gjithashtu një takim me banorë. Kryeministri përshëndeti banorët dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike dhe forcave demokratike në Shqipëri.

Duke i siguruar për mbështetjen e qeverisë në të gjitha projektet e ardhshme për zhvillimin e Vaut të Dejës, Kryeministri theksoi se bashkia e Laç-Vau Dejës do të bëhet porta e shkëlqyer verilindore e Shkodrës. "Unë ju garantoj se në këtë zonë do të punojmë me përkushtim të madh për punësimin. Zoti Radovani është me mua këtu dhe unë premtoj para jush se do të mbështesim çdo përpjekje të tij, do të kualifikojmë çdo punëtor që ai do të punësojë në fabrikën e tij këtu. Sikundër do të investojmë këtu për të sistemin e kanalizimeve, për furnizimin me ujë, qendrën kulturore, gjallërimin e jetës së kësaj bashkie të re, por shumë të çmuar."

Kryeministri vlerësoi ligjin e votuar nga parlamenti shqiptar, i cili njeh si truall industrial të gjitha pronat e shpronësuara nga përmbytja e liqenit të kaskadës së Drinit dhe të kaskadave të tjera. "Unë ju garantoj se ne i qëndrojmë tërësisht këtij ligji dhe se do të kompensojmë me çmimin e truallit industrial të gjitha tokat e humbura nga përmbytja e liqenit të kaskadës së Drinit," u shpreh Kryeministri.

Duke theksuar se 18 shkurti është një datë e madhe, Kryeministri u shpreh se në këtë datë banorët e Vaut të Dejës dhe të mbarë Shqipërisë "firmosin sërish të vazhdojmë së bashku për projektet e mëdha që kemi për rritjen e rrogave, të pensioneve, për ulje taksash për biznesin, për të ecur drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për të ngritur një infrastrukturë moderne në mbarë vendin, për të ngritur shkolla moderne, për të mbajtur të hapur dyert e universiteteve tona për mbarë të rinjtë e Shqipërisë."

* * *

Më pas, Kryeministri është ndalur në Mamurras. Në takimin me banorë të këtij qyteti, Kryeministri i siguroi ata për vëmendjen e plotë të qeverisë ndaj problemeve të tyre dhe se do të kenë të gjithë mbështetjen për zhvillimin e Mamurrasit. Duke folur për projektet e ardhshme për këtë qytet, Kryeministri theksoi se "sëbashku me kryetarin e ardhshëm Flamur Dema do të inagurojmë rikonstruksionin e rrugës që lidh Mamurrasin me Laçin dhe Fushë Krujën, do të asfaltojmë rrugën që ju lidh me Adriatikun e Patokun, do të ndërtojmë shkollën e re në Fushë Mamurras, sikundër do të rregullojmë sistemin e kanalizimeve në qytetin tuaj."

"18 shkurti, - u shpreh më tej Kryeministri, - është festa e fitores së Mamurrasit, e fitores së çdo qyteri, i cili do të votojë me dinjtet dhe i lirë, do ti japë Mamurrasit dhe Shqipërisë zgjedhjet më të lira më të ndershme që janë bërë ndonjëherë. 3-4 ditë më parë, këtu, përgjegjësia e gjendjes civile për të nxjerre listën nga kompjuteri e çoi atë në zyrën e gjendjes civile në Tiranë. Unë i bëj thirrje gjedjes civile t'ju japë kopjen e dytë të listës të gjithë kandidatëve të tjerë dhe t'i sigurojmë ata se këtu do të jenë zgjedhjet më të lira. Për një gjë ju siguroj për frikën e tmerrin që ka Edi Rama nga Laçi e Mamurrasi. Para një muaji u thoshte të gjithë të huajve se nuk i njihni laçianët si janë, se do të më vijnë nga Laçi e Mamurrasi me certifikata për të më humbur zgjedhjet në Tiranë. Këtë ua përmendte edhe kolegëve të mi, por ata i jepnin ilaçe. Tani ka tre net që sheh vetëm kompjuterin e gjendjes civile të Mamurrasit. Le ti themi së bashku, zoti Rama këto zgjedhje kanë vetëm një kurban, kurbani i të cilave je ti që do të dalësh në profesion të lirë."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›