E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto projektligje dhe vendime: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR NJË SHTESË NË

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto projektligje dhe vendime:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000, "PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË", TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për një shtesë në ligjin nr.8685, datë 9.11.2000, "Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8685, DATË 9.11.2000, "PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE, QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.8685, datë 9.11.2000, "Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë", të ndryshuar, të bëhet shtesa, si më poshtë vijon:
Neni 1

Në fund të nenit 5 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

"Pagesa e trajtimit të veçantë ndërpritet për aq kohë sa personi përfiton të ardhura nga veprimtaria ekonomike, si i punësuar ose i vetëpunësuar, me përjashtim të personave, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike, si të vetëpunësuar në bujqësi e blegtori.".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE DETARE "PËR PËRGATITJEN NDAJ NDOTJES NGA NAFTA, REAGIMI DHE BASHKËVEPRIMI,
(OPRC), 1990""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare detare "Për përgatitjen ndaj ndotjes nga nafta, reagimi dhe bashkëveprimi, (OPRC), 1990"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE DETARE "PËR PËRGATITJEN NDAJ NDOTJES NGA NAFTA, REAGIMI DHE BASHKËVEPRIMI, (OPRC), 1990"

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare detare "Për përgatitjen ndaj ndotjes nga nafta, reagimi dhe bashkëveprimi, (OPRC), 1990".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI), PËR FINANCIMIN, ME KREDI, TË PROJEKTIT "NDËRTIMI I TERMINALIT TË TRAGETEVE DHE SHESHEVE PËRRETH, NË PORTIN E DURRËSIT""

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin, me kredi, të projektit "Ndërtimi i terminalit të trageteve dhe shesheve përreth, në portin e Durrësit"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI), PËR FINANCIMIN, ME KREDI, TË PROJEKTIT "NDËRTIMI I TERMINALIT TË TRAGETEVE DHE SHESHEVE PËRRETH, NË PORTIN E DURRËSIT"

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin, me kredi, të projektit "Ndërtimi i terminalit të trageteve dhe shesheve përreth, në portin e Durrësit".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999, "PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999, "PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 37 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 37
Pagimi i tatimeve, taksave dhe kontributeve

1.Pagimi i tatimeve, taksave dhe kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, është i detyrueshëm brenda afateve të përcaktuara me ligje të veçanta tatimore.

2.Pavarësisht nga dispozitat e parashikuara në këtë ligj apo në ligje të tjera të veçanta tatimore, shuma e detyrimit për t'u paguar nga tatimpaguesit, me vlerë deri në 1 000 (një mijë) lekë, në përputhje me deklaratën tatimore apo vlerësimin tatimor, trajtohet si detyrim në vlerë zero.".
Neni 2

Neni 41, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 41
Pagesa me këste

Në raste të veçanta dhe të argumentuara me gjendjen financiare, kur një tatimpagues nuk mund të paguajë plotësisht dhe menjëherë detyrimin tatimor, organi tatimor përkatës, sipas kërkesës me shkrim, mund të hartojë një plan pagese me këste. Në raste të tilla, tatimpaguesi paguan interesat për të gjithë kohëzgjatjen e pagesës me këste. Plani i pagesës me këste është një marrëveshje me shkrim, e përgatitur sipas përcaktimit në Kodin Civil dhe e nënshkruar nga kryetari i degës përkatëse të tatimeve, si dhe nga tatimpaguesi. Plani i pagesës me këste anulohet, kur kushtet, në të cilat është hartuar, nuk ekzistojnë më.".
Neni 3

Neni 43 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 43
Detyrimi për pagesë të menjëhershme

1.Para se të paraqiten për apelim, në shkallët e apelimit administrativ, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat, që lidhen me këtë detyrim.

2.Para se të paraqiten për apelim, në shkallët e apelimit për shqyrtim gjyqësor, tatimpaguesit janë të detyruar të paguajnë çdo gjobë dhe interes, që lidhet me detyrimin tatimor të apeluar.".

Neni 4

Neni 49 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 49
Shkeljet dhe dënimet për regjistrimin

1.Kryerja e veprimtarisë pa u regjistruar në organet tatimore dhe pa u pajisur më parë me certifikatën tatimore është shkelje dhe dënohet, si më poshtë vijon:

a)Me bllokim të veprimtarisë, deri në regjistrimin e tatimpaguesit dhe pajisjen e tij me certifikatë tatimore. Në rastin e transportit, ky dënim shoqërohet me marrjen e lejes së qarkullimit të automjetit të paregjistruar dhe të papajisur me certifikatë tatimore.
b)Me sekuestrim të pasurive në vendin e biznesit, kur tatimpaguesi, ndaj të cilit është marrë masa e bllokimit, gjendet duke ushtruar veprimtarinë.

2. Mosnjoftimi në degën e tatimeve i ndryshimeve në regjistrim, që kanë të bëjnë me adresën e vendit të ushtrimit të veprimtarisë, është shkelje dhe dënohet, si më poshtë vijon:

a) Me bllokim të veprimtarisë, deri në regjistrimin e adresës së re të vendit të ushtrimit të saj, dhe pajisjen e saj me certifikatë dytësore tatimore. Në rastin e transportit, ky dënim shoqërohet me marrjen e lejes së qarkullimit të automjetit të paregjistruar dhe të papajisur me certifikatë dytësore tatimore.
b) Me sekuestrim të pasurive në vendin e ri të biznesit, kur tatimpaguesi, ndaj të cilit është marrë masa e bllokimit, gjendet duke ushtruar veprimtarinë.".
Neni 5

Neni 55 ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 55
Shkeljet dhe dënimet për mosdokumentim

Ruajtja, përdorimi dhe transportimi i mallrave pa dokumentacionin e përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji, është shkelje dhe dënohet me sekuestrimin e mallrave të padokumentuara.".

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9367, DATË 7.4.2005, "PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE", TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për një ndryshim në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005, "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9367, DATË 7.4.2005, "PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005, "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", të ndryshuar, të bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Fjalia e fundit, e pikës 3, të nenit 42, "Për punën e kryer në shërbim të Inspektoratit të Lartë, zyrtarët e këtyre autoriteteve përfitojnë një shtesë 15 për qind mbi pagën mujore.", shfuqizohet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare" .

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7928,
DATË 27.4.1995, "PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR",
TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995, "PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 3, e nenit 20, "Toka dhe ndërtesat", ndryshohet, si më poshtë vijon:

"3. Dhënia me qira e ndërtesave është furnizim i përjashtuar, përveç rasteve:

a)të dhënies me qira për një periudhë jo më shumë se dy muaj;
b)të strehimit në hotele a vende pushimi.".

Neni 2

Neni 22, "Banka e Shqipërisë", ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Neni 22
Bankat

Furnizimi i arit nga Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, si dhe i bankënotave dhe i monedhave nga Banka e Shqipërisë është furnizim i përjashtuar.".

Neni 3

Pas pikës 4, të nenit 26, "Importimi i mallrave", shtohen pikat 5 e 6, me këtë përmbajtje:

" 5. Vlera e tatueshme për arin e përpunuar, të importuar, përcaktohet sipas pikave 3 e 4, më lart, pa përfshirë vlerën e arit të përdorur, si lëndë e parë. Mënyra e llogaritjes së vlerës së arit të përdorur si lëndë e parë përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji.

6. Operatorët e telefonisë celulare do të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre për të gjitha kartat SIM dhe numrat IMEI të aparateve celularë, që janë në përdorim në datë 1 korrik 2007. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, duke filluar nga data 1 korrik 2007, operatorët e telefonisë celulare do të ofrojnë shërbimet e tyre vetëm për numrat IMEI të aparateve celularë, për të cilët importuesit a zotëruesit e tyre kanë ndjekur procedurën e mëposhtme:

a)Importuesit e aparateve telefonike celulare, në çastin e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve fiskale pranë shërbimit doganor, duhet të deklarojnë edhe listën e numrave IMEI, të aparateve të importuara.
b)Individët, të cilët në çastin e hyrjes në doganë, zotërojnë aparate celularë, që futen për herë të parë në Shqipëri, vlera e të cilëve është mbi minimumin e patatueshëm, të vendosur me ligj, ndjekin të njëjtën procedurë si në shkronjën "a", të kësaj pike.
c)Individët, të cilët në çastin e hyrjes në doganë, zotërojnë aparate celularë, që futen për herë të parë në Shqipëri, vlera e të cilëve është nën minimumin e patatueshëm, të vendosur me ligj, duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë shërbimit doganor, një deklaratë individuale, për numrin IMEI, të aparatit telefonik celular.

Shërbimi doganor njofton zyrtarisht operatorët e telefonisë celulare për numrat IMEI, të deklaruar nga importuesit dhe individët, në përputhje me shkronjat "a", "b" dhe "c", të kësaj pike. Forma e deklarimit të numrave IMEI nga importuesit dhe individët përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave.".

Neni 4

Pas nenit 27/1, shtohet neni 27/2, me këtë përmbajtje:

"Neni 27/2
Furnizimi i arit të përpunuar

Vlera e tatueshme e arit të përpunuar, të furnizuar brenda vendit, nuk përfshin vlerën e arit të përdorur si lëndë e parë. Mënyra e llogaritjes së vlerës së arit, të përdorur si lëndë e parë, përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave.".

Neni 5

Pika 8, e nenit 36, "Faturat", shfuqizohet.

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E SHPENZIMEVE PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË QEVERISJES VENDORE, 2007

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t'i shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, për financimin e shpenzimeve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të vitit 2007.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR KONTRIBUTET NDAJ SISTEMIT TË MASAVE MBËSHTETËSE PARAPRAKE TË KOMBEVE TË BASHKUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, për kontributet ndaj sistemit të masave mbështetëse paraprake të Kombeve të Bashkuara.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MODELEVE TË VENDIMEVE, QË LËSHOHET NGA AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE DHE ZYRAT RAJONALE TË SAJ, PËR NJOHJEN, KTHIMIN APO KOMPENSIMIN E PRONËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "ç", të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e modeleve të vendimeve, që lëshohen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe zyrat rajonale të saj, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË SIPËRFAQES 3575 M2 , PJESË E PRONËS NR.177 "ISH BATALION TANKESH", SAUK, TIRANË, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE KORPORATA ELEKTRONENERGJETIKE SHQIPTARE DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja "c", të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Sipërfaqja 3575 m2 , pjesë, truall, e pronës nr.177 "Ish batalion tankesh" Sauk, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të kalojë në përgjegjësi administrimi të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, për ngritjen e nënstacionit të ri 110/20 kw, për fuqizimin e sistemit elektrik shqiptar.

2. Sipërfaqja 3575 m2 , pjesë, truall, e pronës nr.177 "Ish batalion tankesh", Sauk, Tiranë, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave.

3. Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në këtë vendim, si dhe ta tjetërsojë ose t'ua japë në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, drejtori i Përgjithshëm i KESH-it dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LIRIM DHE EMËRIM NE DETYRË TE PREFEKTIT TE QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, "Për prefektin", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D 0 S I:

1. Zoti Gjovalin Kolombi, prefekt i qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Zoti Maxhid Cungu emërohet prefekt i qarkut të Shkodrës.

Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Emërimin e zotit Nikolin Jaku, zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I AKSIT RRUGOR, QË LIDH RRUGËN KOMBËTARE GOSTIMË-MOLLAS ME URËN E RE MBI LUMIN SHICË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, " Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik", dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarёve tё pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i aksit rrugor, qё lidh rrugёn kombёtare Gostimё-Mollas me urёn e re mbi lumin Shicё.

2. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronё private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, për sipërfaqen 1 350 m2 tokё/arё, e vlerёsuar me 700 lekё/m2, dhe kultura/jonxhё, e vlerёsuar me 6 750 lekё, e vlerёsuar nё shumёn e pёrgjithshme 951 750 (nёntёqind e pesёdhjetё e njё mijё e shtatёqind e pesёdhjetё) lekё, sipas tabelёs, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 123 000 (njёqind e njёzet e tre mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 951 750 (nёntёqind e pesёdhjetё e njё mijё e shtatёqind e pesёdhjetё) lekёsh, të përballohet nga llogaria speciale, e krijuar si transfertё kapitale pёr t'u pёrdorur pёr shpronёsime.

6. Shpronësimi të fillojё e tё përfundojë brenda muajit mars 2007.

7. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё bёjnё likuidimin e pronarёve brenda afatit, tё parashikuar nё pikёn 6, tё kёtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.559, DATË 16.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR SKEMËN E SHTYRJES SË PAGESËS SË TVSH-SË PËR MAKINERITË DHE PAJISJET E IMPORTUARA, SI DHE ENERGJINË ELEKTRIKE, TË IMPORTUAR NGA KESH, SHA-JA"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, "Për tatimin mbi vlerёn e shtuar", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Nё vendimin nr.559, datё 16.8.2006, tё Kёshillit tё Ministrave, pjesa I, tё bёhen ndryshimet e mёposhtme:

1. Nё pikёn 4, paragrafёt:

"Personi i tatueshёm importues, pёr tё pёrfituar nga skema e shtyrjes sё pagesёs, detyrohet tё paraqesё pranё organeve doganore njё garanci bankare, shuma e sё cilёs ёshtё e barabartё me shumёn e llogaritur tё TVSH-sё, pёr importin e makinerive apo tё pajisjeve" dhe

"Kjo garanci lirohet nga banka vetёm pasi personi i tatueshёm i paraqet bankёs dokumentin e pagesёs sё TVSH-sё, pёr llogari tё degёs sё doganёs pёrkatёse, dhe konfirmimin, me shkrim, nga kjo degё doganore", shfuqizohen.

2. Pika 6 shfuqizohet.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET SI REZULTAT I RRËSHQITJES SË NDODHUR NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-LIBRAZHD

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, " Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik", dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, qё preket si rezultat i rrёshqitjes sё ndodhur nё aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

2. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.

3. Pronari i pasurisё të paluajtshme, pronё private, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masёs pёrkatёse, qё paraqitet nё tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për sipërfaqen 385 m2 tokё/arё, tё vlerёsuar me 350 lekё/m2, me vlerё tё pёrgjithshme shpronёsimi prej 134 750 (njёqind e tridhjetё e katёr mijё e shtatёqind e pesёdhjetё) lekёsh.

4. Shpenzimet procedurale, në shumën 133 000 (njёqind e tridhjetё e tre mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 134 750 (njёqind e tridhjetё e katёr mijё e shtatёqind e pesёdhjetё) lekёsh, të përballohet nga llogaria speciale, e krijuar si transfertё kapitale pёr t'u pёrdorur pёr shpronёsimet.

6. Shpronësimi të fillojё mё 1.3.2007 dhe tё përfundojë brenda 31.3.2007.

7. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё bёjё likuidimin e pronarit brenda afatit tё parashikuar nё pikёn 6, tё kёtij vendimi.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E CILA PREKET NGA NDËRTIMI I NJË KANALI, QË SISTEMON UJËRAT, QË DALIN NGA NJË TOMBINO, NË KM 29-870, NË SEGMENTIN RRUGOR RROGOZHINË-ELBASAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, " Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik", dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

9. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, e cila preket nga ndërtimi i një kanali, që sistemon ujërat, që dalin nga një tombino, në km 29-870, në segmentin rrugor Rrogozhinë-Elbasan.

10. Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.

11. Pronari i pasurisё të paluajtshme, pronё private, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, për sipërfaqen 1 285 m2 tokё/arё, e vlerёsuar me 700 lekё/m2, dhe kulturё bujqёsore, e vlerёsuar me 6 040 (gjashtё mijё e dyzet) lekё, vlerёsuar nё shumёn e përgjithshme 905 540 (nёntёqind e pesё mijё e pesёqind e dyzet) lekë, sipas tabelёs, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.

12. Shpenzimet procedurale, në shumën 123 000 (njёqind e njёzet e tre mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve.

13. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 905 540 (nёntёqind e pesё mijё e pesёqind e dyzet) lekë, të përballohet nga llogaria speciale, e krijuar si transfertё kapitale pёr t'u pёrdorur pёr shpronёsimet.

14. Shpronësimi të fillojё e tё përfundojë brenda muajit mars 2007.

15. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё bёjnё likuidimin e pronarit brenda afatit tё parashikuar nё pikёn 6, tё kёtij vendimi.

16. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MASËN, KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT TË NJË PAKETE TË VEÇANTË HIGJIENO-SANITARE, PËR INVALIDËT PARAPLEGJIKË DHE TETRAPLEGJIKË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, "Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik", tё ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe tё ministrit tё Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Invalidёt paraplegjikё dhe tetraplegjikё, tё cilёt e kanё pёrfituar kёtё status me vendim tё komisionit mjekёsor tё pёrcaktimit tё aftёsisё pёr punё (KMCAP) dhe qё vlerёsohen se kanё humbje tё plotё tё sensibilitetit dhe tё motorrikёs nga niveli i dёmtimit, poshtё, nё tё dyja anёsitё, pёrfitojnё njё pagesё shtesё, nё masёn 9 000 (nёntё mijё) lekё nё muaj, pёr mbulimin e paketёs sё domosdoshme me materiale tё veçanta higjieno-sanitare.

2. Pagesa shtesё, qё pёrfitohet sipas pikёs 1, tё kёtij vendimi, tёrhiqet nё zyrёn e njёsisё sё qeverisjes vendore, ku paraplegjikёt dhe tetraplegjikёt pёrfitojnё pagesёn e aftёsisё sё kufizuar.

3. Pёr tё pёrfituar kёtё pagesё invalidёt paraplegjikё dhe tetraplegjikё duhet tё dalin nё KMCAP, pas hyrjes nё fuqi tё kёtij vendimi.

4. Efektet financiare, qё rrjedhin nga zbatimi i kёtij vendimi, tё pёrballohen nga buxheti i vitit 2007, zёri "Transferta tё familjeve dhe tё individёve", grupi 25, titulli 064, kapitulli 1, artikulli 606, miratuar pёr Ministrinё e Punёs,Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta.

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.841, DATË 13.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PAGESËN E ANËTARËVE NË PËRBËRJE TË KOMISIONEVE PËR VLERËSIMIN, MIRATIMIN DHE CERTIFIKIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE DHE MATERIALEVE TË TJERA NDIHMËSE, NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9, 52 e 63, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, "Për sistemin arsimor parauniversitar", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës sё Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.841, datë 13.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

a)Nё pikёn 2, pas fjalёve "... jo mё shumё se tre persona pёr secilёn kategori vlerёsimi..." tё shtohen "... duke pёrjashtuar nga ky rregull pagesёn pёr anёtarёt e aktivizuar gjatё vitit 2006...".
b)Pika 4 shfuqizohet.

2. Efektet financiare tё pёrballohen nga buxheti i miratuar pёr Ministrinё e Arsimit dhe Shkencёs.
3. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencёs pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Nё ligjin nr.8438, datё 28.12.1998, "Pёr tatimin mbi tё ardhurat", tё ndryshuar, tё bёhen kёto ndryshime:
Neni 1

Shkronja "h", e nenit 4, ndryshohet, si mё poshtё vijon:
"h) Tё ardhurat e realizuara nga shёrbimet e kryera nё territorin e Republikёs sё Shqipёrisё, nga njё person jorezident.".
Neni 2

Shkronja "d", e nenit 15, ndryshohet, si mё poshtё vijon:

"d) pёr rastet e shkeljeve tё dispozitave, tё parashikuara nё shkronjёn "e", tё nenit 14, punёdhёnёsi gjobitet me 10 pёr qind tё shumёs sё tatimit tё mbajtur nё burim, tё deklaruar me vonesё, por jo mё pak se 10 mijё lekё.".

Neni 3

Kreu III/A, "Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin", dhe nenet 32/1, 32/2, 32/3, 32/4, 32/5, 32/6, 32/7 dhe 32/8, tё kёtij kreu, shfuqizohen.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, "PËR AKCIZAT",
TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për disa ndryshime në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002, "Për akcizat", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, "PËR AKCIZAT", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Nё ligjin nr.8976, datё 12.12.2002, "Pёr akcizat", tё ndryshuar, tё bёhen kёto ndryshime:
Neni 1

Nё shtojcёn 1/1, kapitulli V, qё i bashkëlidhet ligjit, tё bёhen ndryshimet, sipas tabelёs, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I UJËSJELLËSIT, BAHÇALLËK, SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, " Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik", dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

9. Shpronësimin, për interes publik, të pronarёve tё pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i ujёsjellёsit, Bahçallёk, Shkodёr.

10. Shpronësimi tё bëhet në favor të bashkisë së Shkodrës dhe tё komunёs Bёrdicё.

11. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronё private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, për sipërfaqen 16 399 m2 tokё/arё, e vlerёsuar me 830 lekё/m2, pёr shumёn e përgjithshme 13 611 170 (trembёdhjetё milionë e gjashtёqind e njёmbёdhjetё mijё e njёqind e shtatёdhjetё) lekë, sipas tabelёs, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.

12. Shpenzimet procedurale, në shumën 221 000 (dyqind e njёzet e njё mijë) lekë, të përballohen nga bashkia e Shkodrës dhe komuna Bёrdicё.

13. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 13 611 170 (trembёdhjetё milionë e gjashtёqind e njёmbёdhjetё mijё e njёqind e shtatёdhjetё) lekë, të përballohet nga llogaria speciale, e krijuar si transfertё kapitale pёr t'u pёrdorur pёr shpronёsime.

14. Shpronësimi të fillojё e tё përfundojë brenda muajit mars 2007.

15. Bashkia e Shkodrёs dhe komuna Bёrdicё tё bёjnё likuidimin e pronarёve brenda afatit tё parashikuar nё pikёn 6, tё kёtij vendimi.

16. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, bashkia e Shkodrës dhe komuna Bёrdicё për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.146, DATË 26.2.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR NDRYSHIMIN E TARIFAVE TË TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 4 e 5, të ligjit nr.7581, datë 7.7.1992, "Për çmimet dhe tarifat", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe ministrit tё Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, tё ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

1. Shkronjat "b" dhe "c", tё pikёs 1, ndryshohen, si mё poshtё vijon:

"b) Tarifat e transportit rrugor ndёrqytetёs tё udhёtarёve me autobus dhe tё transportit ujor (liqenor) tё jenё sipas pёrcaktimeve nё aneksin 1, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.
c) Tarifat e transportit hekurudhor tё udhёtarёve, sipas zonave, tё jenё sipas pёrcaktimeve nё aneksin 2, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.".

2. Pika 3 shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE TË AFATEVE TË KOMUNIKIMIT, NDËRMJET AKKP-SË DHE INSTITUCIONEVE SHTETËRORE, GJATË PROCESIT TË NJOHJES, KTHIMIT APO KOMPENSIMIT TË PRONËS

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё pikёs 2, tё nenit 15, tё ligjit nr.9235, datё 29.7.2004, "Pёr kthimin dhe kompensimin e pronёs", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Drejtёsisё, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tё Pronave, nё ushtrim tё pёrgjegjёsive tё veta, nё pёrputhje me ligjin nr.9235, datё 29.7.2004, "Pёr kthimin dhe kompensimin e pronёs", tё ndryshuar, dhe me aktet nёnligjore, tё dala nё zbatim tё tij, bashkёpunon me institucionet shtetёrore, qё kanё nё administrim pronёn, shtetёrore apo publike, apo qё kanё tё dhёna tё nevojshme, pёr pronёn, objekt shqyrtimi.

2. Pёr vёrtetimin e gjendjes, juridike apo fizike, tё pronёs, konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, si edhe tё çdo informacioni tjetёr tё nevojshёm, AKKP-ja dhe zyrat rajonale tё saj, kёrkojnё nё varёsi tё objektit tё kёrkesёs/ankesёs, i cili do tё shёrbejё si bazё nё pёrcaktimin e kthimit ose kompensimit tё pronёs, informacion apo konfirmim,pranё institucioneve tё mёposhtme:

- Zyrёs sё regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme (ZRPP), pёr vёrtetimin pёr gjendjen juridike tё pronёs.
- Kёshillit tё qarkut (seksioni i administrimit dhe mbrojtjes sё tokёs) (SAMT), pёr vёrtetimin e gjendjes juridike tё sipёrfaqeve, qё nё regjistrin kadastral figurojnё "tokё bujqёsore".
- Njёsive tё qeverisjes vendore, pёr pronat qё i shёrbejnё njё interesi publik dhe pёr tё cilat bёhet propozimi pёr tjetёrsim.
- Bashkisё (Drejtoria e Pёrgjithshme e Urbanistikёs), komunёs, kёshillit tё qarkut (Drejtoria e Urbanistikёs apo njёsitё e legalizimit), pёr konfirmimin e gjendjes sё pronёs.
- Ministrisё sё Ekonomisё, Tregtisё dhe Energjetikёs apo organeve nё varёsi tё saj, pёr pronat e pёrmbytura nga hidrocentralet dhe nёse pronarёt kanё pёrfituar sipas ligjit pёr shpronёsimet pёr interes publik.
- Ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore, për pronat të cilat nuk shfrytëzohen për interesa publike.
- Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale.
- Entit Kombëtar të Banesave.
- Ministrisë së Mbrojtjes.
- Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për pronat e tjera të paluajtshme, përveç tokës bujqësore, të parashikuara në paragrafin e dytë, të kësaj pike.
- Arkivit Qendror të Shtetit.
- Drejtorisë së Shërbimit Pyjor (arkivi i kadastrës pyjore), për zërat kadastrale "Tokë pyjore", "Pyje", "Livadhe" dhe "Kullota".
- Departamentit të shërbimit të tokës dhe ujit, në QTTB, Fushë-Krujë.
-Çdo institucioni tjetër shtetëror, i cili ka në administrim pronën, objekt shqyrtimi apo që mund të japë informacion për të.

3. Kërkesa për marrjen e informacionit paraqitet me shkrim, e nënshkruhet nga drejtuesi i AKKP-së dhe i zyrave rajonale.

4. Institucionet, e përmendura në pikën 2, të këtij vendimi, duhet të kthejnë përgjigje, me shkrim, të nënshkruar nga titullari apo, në mungesë të tij, nga zëvendësi, pranë AKKP-së dhe zyrave rajonale, brenda 10 ditëve nga administrimi i kërkesës pranë institucionit të tyre. Në rast të moskthimit të përgjigjes brenda këtij afati drejtuesi i AKKP-së, njofton, me shkrim, ministrin e Drejtësisë dhe kabinetin e Kryeministrit.

5. Institucionet përgjegjëse për administrimin apo privatizimin e pronës publike, për objektet shtetërore, për të cilat do të fillojnë procedurat e privatizimit, duhet të vënë në dijeni, paraprakisht, AKKP-në dhe zyrën rajonale në qark, ku ndodhet prona, objekt i privatizimit, e cila duhet të japë përgjigje për pronësinë e tokës, brenda 60 ditësh nga paraqitja e këtij informacioni, për garantimin e ushtrimit të së drejtës së parablerjes nga subjekti i shpronësuar.

6. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, brenda 60 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, vë në dispozicion të AKKP-së hartat e zonave, që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, si dhe masterplanet e studimeve të zonave turistike, për një periudhë afatmesme 10-vjeçare.

7. Vendimi nr.330, datë 13.5.2005, i Këshillit të Ministrave, "Për sigurimin e të dhënave për pronat, publike dhe private, në funksion të realizimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të tyre", shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›