E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mesditë, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Vorës. Në përshëndetjen tij, Kryeministri u shpreh: "Së pari, dëshiroj t'ju shpreh respektin më të

Sot në mesditë, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Vorës. Në përshëndetjen tij, Kryeministri u shpreh:

"Së pari, dëshiroj t'ju shpreh respektin më të madh, mirënjohjen më të thellë, t'ju jap përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë dhe i jepni Partisë Demokratike, koalicionit të qendrës së djathtë, duke e shndërruar Vorën në një bastion të vërtetë të demokracisë dhe idealeve të saj.

Unë kam nderin e madh që ndodhem sot para jush, me kryetarin e Bashkisë, zotin Fiqiri Ismaili. me qytetarin tuaj, i cili me vlerat e tij morale, me dashurinë e tij për familjen e vet, për qytetarët e Vorës, për fëmijët dhe të moshuarit e këtij qyteti, me mençurinë e tij, ia doli të shndërronte Vorën. Z.Fiqiri u zgjodh këtu si kandidat i Partisë Demokratike, ai u përzgjodh nga ju si njëri midis jush, si kryetari juaj i nderuar, por që çdo orë, çdo ditë, do të rrijë afër problemeve tuaja.

Kisha përgatitur një fjalë, por do ta lë mënjanë atë, duke u ndalur në fjalët e kryebashkiakut tuaj. Informoj këtu se sa shkolla janë ristrukturuar. Unë ju informoj se Tirana, me 700 mijë banorë, në 6 vite, janë restauruar katër shkolla, dy prej të cilave u kanë rënë tavanet. Shkollat e Tiranës i kanë klasat me mbi 50 nxënës, kurse këtu në Vorë klasat janë dhe me 30 nxënës. Janë model, si shkollat e mesme dhe të gjitha shkollat e tjera.

Të investosh, të ngresh arsimin në zë kryesor investimesh, do të thotë që në dashurinë tënde ke fëmijën të parin, fëmijët i do më shumë dhe dëshiron që ata të shkollohen në shkolla moderne. Shkoni dhe shihni buxhetin e Tiranës për arsimin, i cili është ulur dy herë, nga 6 vite më parë dhe deri sot.. Unë zotohem solemnisht para këtyre qytetarëve të nderuar se buxheti, grandi, fondi i qeverisë për bashkinë tuaj, do të financojë terrene sportive, do të financojë nyjën moderne të trafikut, në mënyrë që Vora të ngrihet në dinjitetin e saj më të lartë, si hyrje e shkëlqyer, si portë e shkëlqyer e Tiranës.

Do të financojmë ujësjellësat rajonalë, asfaltimin e të gjitha rrugicave të Vorës dhe të rrugëve të kësaj bashkie. Sepse këtu, çdo qindarkë që jepet u kthehet qytetarëve në shkolla, në rrugë, në ujë të pijshëm, ndihmohen pensionistët. Pra këtu punohet me duar të pastra dhe kjo i bën nder Vorës, i bën nder qeeverisë, u bën nder të gjithëve.

Ndaj ju ftoj që, në 18 shkurt, ju të jeni lajmëtarët e fitores së madhe, i fitores së koalicionit më të gjerë në historinë e vendit, i vazhdimit së bashku të rrugës në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, përpjekjve për të lehtësuar dhe ndihmuar klimën e biznesit, për të rritur rrogat, për të rritur pensionet, për të modernizuar shkollat, për të modernizuar sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, me energji elektrike, për të ngritur një infrastrukturë rrugore moderne, për të ecur të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO. Fitore"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›