Ndalet Milani perfiton Napoli
Napoli ka fituar ndaj ezenes dhe gjendet vetem tri pike larg kreut. Barazimi i Milanit i ka mundesuar ekipit te Maxarrit qe te frikesoje kuqezinjte. Bardhekaltrit kane permbushur kryevepren taktike te radhes duke menaxhuar me nje rotacion te konsiderueshem ndeshjen ne shtepi kunder ekipit te Fikadentit si dhe fale golit te Kavanit dhe Sozes. Fitorja per skuadren e Maxarrit do ishte me e thelle nese arbitri do ta kishte pare golin e realizuar nga Maxho qe eshte shtyre pasi kishte kaluar vijen fatale nga portieri Antonioli. Firmen e fitores e ka mbajtur Soza i cili vetem 30 sekonda pasi kishte hyre ne fushe shenoi golin e dyte. Ndersa Lacio ka barazuar me Kievon. Vendasit kaluan te paret ne avantazh me nje gol te mrekullueshem te Hernanez por me pas jane barazuar nga veronezet. Bardhekaltrit kane protestuar per goditjen e denimit qe coi me pas edhe ne aksionin e barazimit. Ndersa ndeshja e Palermos me Lecen mund te pershkruhet vetem me mimiken e fytyres se Mikolit ne momentin e golit te barazimit Palermo ishte ne disavantazh fillimisht pas golit te dyshimte te realizuar nga Xhakomaci. Sulmuesi italian i lidhur shume me skuadren e verdhekuqve nuk ka festuar pas rrjetes por eshte shfaqur aq i prekur nga kjo gje saqe trajneri Delio Rosi vendosi qe ta zevendesonte. Ne Parma Amauri ka shenuar nje gol te mrekullueshem me roveshate por vendasit nuk kane shkuar me shume se nje barazim 1-1 me Fiorentinen. Ka siguruar suksesin edhe Breshia e cila ka fundosur Barin 2-0.