E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE Debati ne Kuvend jo me protesta

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth tha dje nga qyteti i Durresit se debati mes forcave politike duhet bere ne Kuvend dhe jo ne rruge e me protesta. Gjate takimi me pushtetaret vendore ne qytetin bregdetar kreu i Misionit te OSBE-se ne vendin tone tha se cdo debat apo pakenaqesi duhet te diskutohet atje ku e ka vendin ne Kuvend dhe jo neper rruge e neper protesta. Hartimi i reformes zgjedhore ishte nje tjeter pike se ciles kreu i OSBE-se i ka kushtuar rendesi. Sipas tij reforma zgjedhore duhet te behet ne kohen e duhur dhe mbi bazen e mirekuptimit por me e rendesishme eshte fryma e zbatimit te kesaj reforme. shte e rendesishme qe reforma zgjedhore te behet ne kohen e duhur dhe ne nje forme mirekuptimi pasi perpara sic dihet jane zgjedhjet vendore dhe me pas ato parlamentare. Reforma ligjore apo zgjedhore jane e njejta gje pasi ajo qe eshte me e rendesishme eshte fryma e zbatimit te tyre. Pasi eshte informuar nga kryebashkiaku Vangjush Dako per cenimin e autonomise vendore ambasadori i OSBE-se ka bere thirrje per bashkepunim dhe dialog mes dy qeverisjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›