E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalimet në dogana, fluks hyrje-daljesh, por jo radhë

Fundjava ka shënuar fluks të madh hyrjesh dhe daljesh të emigrantëve dhe turistëve në pikën kufitare të Kakavijës, që vijnë të kalojnë pushimet apo për vizita ditore në vendin tonë. Nga burime zyrtare të policisë bëhet e ditur se nga mëngjesi i sotëm dhe deri në këtë moment kanë hyrë mbi 4 mijë shtetas dhe 1 mijë makina.

Ndërkaq nga të njëjtat burime zyrtare mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 6341 shtetas dhe 1818 automjete, ndërsa kanë dalë 3215 shtetas dhe 779 automjete. Ndërkaq mësohet se pala shqiptare po punon me 12 sportele, kurse ajo greke me 6 sportele. Megjithatë pavarësisht situatës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vazhdon të ketë fluks shtetasish, por nuk janë shënuar radhë të gjata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›