E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen dy kamionë me eksploziv "pa letra"

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 11:30

Policia ka ndaluar në Gjurgjevik të Klinës, dy kamionë me rimorkio, pronë e “Jaha Company” në Podujevë, të cilët po transportonin lëndë për prodhimin e mjeteve plasëse.

"Ngasësit e kamionëve tre të dyshuarit meshkuj kosovarë shqiptarë nuk kanë poseduar kurrfarë dokumentacioni për mallin që transportohej", ka njoftuar policia.

Njesiti per Hetimin e Krimeve Ekonomike, së bashku me inspektorët e ATK-së rajonale, dhe inspektoret e tregut kanë konstatuar se me mjetet transportuese të dyshuarit transportonin lëndë të dyshuar, e cila përdoret për prodhimin e mjeteve plasëse.

Inspektoret kompetent njërit nga të dyshuarit i kanë shqiptuar ndëshkime në vlerë prej 1450 euro, ndërsa kamionët me mallin e ngarkuar janë vendosur në depon e kompanisë, e cila është mbyllur nga inspektorët për shkak të veprimtarisë pa leje përkatëse.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›