E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet 27-vjeçari, posedonte drogë

Autori i Lajmit: red.
Një 27-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga dje, pasi dyshohet nga policia se trafikonte lëndë narkotike. Gjon Çela, me banim në qytetin bregdetar, u vu në pranga pasi u kap me një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa, në afërsi të fshatit Vllahinë, rreth 30 kilometra larg Vlorës. Burimet nga policia bënë të ditur se sasia e lëndës narkotike, e vendosur në dy pako, u zbulua gjatë një kontrolli në mjetin që drejtohej nga 27-vjeçari.

Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›