Aksident në punë, vdes 18-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Një aksident në punë i ka marrë jetën një 18-vjeçari në qytetin e Durrësit. Rifat Burdullima ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka gjetur vdekjen në spital. Burime nga policia pohojnë se ngjarja ndodhi në lagjen 17 të qytetit. Burdullima preku aksidentalisht telat e tensionit të lartë, që furnizonin me energji banesën, çka i shkaktoi vdekjen. I riu punonte si bojaxhi dhe në momentin e aksidentit ishte duke lyer një ndërtesë dykatëshe.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008