New York, pritet raund i ri i negociatave për emrin
Raundi i ri i negociatave për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë pritet të fillojë më 14 dhe 15 gusht në New York.
Me këtë rast, ndërmjetësuesi, Metju Nimiç do zhvilloj takime me negociatorët grek dhe maqedonas, Adamantis Vasilakis dhe Nikolla Dimitrov.
Nga zyra e Nimiçit njoftojnë se ndërmjetësuesi është në pushim, por kthehet të hënën e ardhshme.
Nuk përjashtohet mundësia deri në fund të gushtit, ose fillim të shtatorit, Nimiç ta vizitoj rajonin dhe të ofroj propozim të ri konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit. (INA)