Ndalohet kreu i ish të përndjekurve, e quajti Berishën diktator dhe Gadaf
E ka pesuar keq ish i perndjekuri Skender Tufa, qe drejton nje prej shoqatave. Shkak eshte bere deklarata e tij ne Top Story, se Berisha eshte diktatori i ri, duhet te largohet, ndryshe e pret fati i Gadafit. Mirepo policia e Tiranes thote se e ndaloi per mitingun pa leje te se enjtes, qe shkaktoi panik te deputetet qe mund te rriheshin nga grupi i dhunes. Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për kryetarin e shoqatës së të dënuarve politike Skëndër Tufa. Procedimi ka nisur pas organizimit të protestës së zhvilluar ditën e djeshme rreth orës 10:00 në bulevardin Xhorxh Bush. Sipas policisë edhe pse nuk është dhënë leje, ish të dënuarit politik kanë organizuar protestën.
Ata akuzojnë qeverinë për premtime të pambajtura lidhur me dëmshpërblimet për vitet e burgut. Ky nuk është i pari rast i shoqërimit në polici të ish të përndjekurve. Gjergj Ndreca, i cili brenda pak javësh u shoqërua 4 herë në polici, pas incidenteve me deputetin e PD-së Ilir Rusmali dhe Ministrin e Financave Ridvan Bode. Por ne fakt ka pasur nje tjeter prapaskene, pasi policia nuk e ka bere ndalimin diten e ngjarjes, por vetem sot. Te enjten ne mbremje, ne programin Top Story te Sokol Balles, Tufa ka qene tejet i ashper me kryeministrin Sali Berisha. Ai e ka quajtur disa here diktatori i ri dhe Gadafi. Madje fjalia mbyllese e Tufes qe nuk i ka shpetuar spiuneve te qeverise me shumice, ka qene: Ish te perndjekurit i bejne thirrje diktatorit te ri, qe te largohet sa me pare nga qeveria, ndryshe do e pesoje si Gadafi.
AMA NEWS
