Reagon MSH: Sistemi shëndetësor sipas standarteve europiane
Tiranë- Pas deklaratës së kryetarit socialist Rama mbi gjendjen e dobët të sistemit shëndetësor në vend, ka reaguar MSH duke deklaruar se shëndetësia është në kushte tepër të mira.
Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Alisa Demollari, ka deklaruar se heqja e sigurimeve shëndetësore për qytetarët sipas programit të PS do ta çonte vendin në sistemin komunist dhe jo në demokraci.
Programi i Edi Ramës, për heqjen e sitemit të sigurimeve shëndetësore, është një program që synon ta kthejë vendi në sitemin diktatorjal, pasi vetëm atëherë nuk kishte sistem sigurimesh. Referencat tona mbi sigurimet janë bazuar mbi parimet e OBSH, Bashkimit Europian, por Edi Rama ende nuk e di”- deklaroi Demollari.
Më tej ajo u shpreh se si në çdo vend sistemi shëndetësor ka pasur probleme lidhur me financimin.
Shëndetësia është përballur me vështirësi dhe probleme financiare, ka pasur vështirësi në shpërndarjen e barnave dhe plotësimin e të gjitha nevojave, por ajo nuk është një kredo politike por ka qëllimin ti shërbejë qytetarëve, vijoi ajo.
Gjithashtu zëdhënësja deklaroi se çmimet e ilaceve janë ulur dhe barnat vijnë nga BE- ja, po ashtu dhe sistemi i vaksinimit është vlerësuar nga OBSH.
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Shëndeti publik, marrëveshje bashkëpunimi OBSH- MSH Tiranë- Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë...
- “Gripi në Librazhd”, MSH: Në vend s’ka epidemi, por vetëm viroza gripale Tiranë- Duke iu referuar ngjarjes së Librazhdit ku humbi jetën...
- Sarkozy-Merkel: Besim në Bankën Qëndrore Europiane Bruksel- Në një takim të organizuar sot mes presidentit francez,...