Operacion antidrogë, 7 kg heroinë, 1 i arrestuar
DURRES- Një operacion antidrogë i orëve të mbrëmjes në qytetin e Durrësi është konkluduar më sekuestrimin e 7 kilogramëve heroinë dhe një person të arrestuar. Heroina u gjet në një automjet në afërsi të portit të Durrësit.
Mësohet se operacioni po vazhdon edhe në këto momente, ku janë përfshirë antidroga Durrës dhe forcat RENEA.
Policia nuk bën me dije identitetin e shtetasit të arrestuar, ndërsa operacioni vazhdon edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.