E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje protesta kunder reformave te qeverise

Me mijëra persona kanë dalë në rrugët e Madridit për t’ju përgjigjur thirrjeve të sindikatave të vendit për të protestuar kundër shkurtimeve në sektorin publik, të parashikuara nga Qeveria. Sindikatat thonë se Ligji i Masës Fiskale i cili rrit javën e punës në 37.5 orë do të thotë humbjen e 11 mijë vendeve të punë, kryesisht në shëndetësi e arsim. Qeveritë lokale në Spanjë ndodhen nën presion për të vendosur rregull në llogaritë e tyre të buxhetit, pas viteve të tëra shpenzime pa kontroll. Qeveria e re e vendit e drejtuar nga Mariano Rajoy është zotuar ta nxjerrë nga rrënimi, ekonominë spanjolle përmes reduktimit të buxhetit dhe reformimit të tregut të punës. Qeveria e vendit njoftoi masat e shkurtimeve rritjet e taksave të pronës dhe ngrirjen e pagave te sektorit public .
Njerëzit në rrugët e Madridit tha se kriza ekonomike ishte një justifikim për fillimin.
"Unë jam këtu për të denoncuar privatizimin e ujit privatizimin e cdo gjeje . Ne Vend që të paguajnë ujin, ne do të paguajë për naftën," tha Luis Prieto nje demonstrues.
Spanja është përfshire nga kriza e euros, në një kohë që vendi vuan dhe nga papunësia e lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›