Gara republikane permbyset rezultati

Rick Santorum ka fituar zgjedhjet paraprake në Minnesota, Missouri dhe Colorado duke mposhtur rivalët e tij, dhe më kryesorin, Mitt Romney. Humbja e trefishtë ka qenë tepër zhgënjyese për këtë të fundit. Në Missouri, kur janë numëruar 99 për qind të votave Santorum ka mbi 55 për qind, Romney 25 dhe Ron Paul 12 për qind. Në Minnesota janë numëruar 82 për qind e votave dhe sërish Santroum kryeson garën me 55 % te votave . Në Colorado Santorum ka 40.2 për qind dhe Romney rreth 35 për qind. Pas fitores Santorum tha para përkrahësve të tij se “Konservatorizmi është i gjallë”
Njut Gingrich, i cili është kundërshtari më i fuqishëm për Romney thuajse nuk ka bërë aspak fushatë në tre shtetet që votuan një ditë më parë. Rezultatet bindëse nga ana e Santorum, përkrah argumentin të tij se ai është kundërshtari më i fuqishëm konservator për të sfiduar Romneyn, më të moderuar, për nominimin Republikan dhe më pas Presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit. Para votimit te se martës Romney kryesonte garën e republikanëve dhe duket se kishte delegatët e nevojshëm për të shkuar në zgjedhjet e nëntorit, mirëpo rezultati i Santorum përmbysi dhe sondazhet më të besueshme.