'Zhbërja e strukturave paralele, synim antidemokratik'

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Bozhidar Djeliq deklaroi të enjten se ideja për heqjen e institucioneve në Kosovë është “synim antidemokratik” dhe dialogu me Prishtinën nuk duhet të jetë objekt kushtëzimi për Serbinë.
”Sa i përket të ashtuquajturave institucione paralele, ne vetëm kemi bërë me dije palën gjermane se ato institucione, për të cilat flitet këtu, janë ato që i kanë zgjedhur qytetarët, që ato institucione kanë verifikimin demokratik dhe legjitimitetin demokratik”, tha Djeliq për portalin Euroaktiv, si kundërpërgjigje të deklaratës së kancelares gjermane, Angela Merkel se institucionet paralele në Kosovë duhet të zhbëhen.
”Ideja se institucionet e tilla duhet hequr është një synim antidemokratik dhe është shumë me rëndësi të pranohet se nëse dëshirojmë për të ndërtuar demokraci në Ballkan, duhet respektuar ato institucione që kanë mbështetjen e qytetarëve“, tha Djeliq.