E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesit e biznesit turk shprehin interes për të investuar në Shqipëri

Përfaqësues të shoqërive private turke, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në fushën e biznesit, dhe që janë pjesëmarrës në Panairin e Biznesit Turk, që është hapur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u shprehën sot "se janë të interesuar për të investuar së shpejti në sektorin e ndërtimit, infrastrukturës dhe turizmit në Shqipëri". Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Turqisë Dr. Murat Yalçintas, tha se, "unioni i biznesit turk në fushën e ndërtimit po sheh mundësinë e bashkëpunimit dypalësh me biznesin shqiptar për të investuar në sektorin e turizmit, infrastrukturës dhe veçanërisht të ndërtimit". Sipas tij, për të konkretizuar këto nisma biznesmenën turq, pritet të organizojë takime dhe me përfaqësues të shoqëri private shqiptare që operojnë në sektorin e ndërtimit. Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit "Halil Alumin", Said Trimbuk, që operon prej disa vitesh në sektorin turk të ndërtimit të fasadave, vlerësoi mundësitë e shumta që afron Shqipëria për investime, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. "Ne po e shohim me shumë interes rritmin e zhvillimit që po merr Shqipëria në përmirësimin e infrastrukturës dhe urbanistikës. Në këtë kuadër, tha si, vlerësojmë rritjen e cilësisë dhe standarteve në sektorin e ndërtimit". Duke u ndalur në aktivitetin e kompanisë që ai drejton, e cila prodhon fasada alumini për qendra tregtare, banesa etj, Trimbuk shprehu interes për të bashkëpunuar me ndërtuesit shqiptarë. Sipas tij, përdorimi i fasadave të aluminit në sektorin e ndërtimit, do të thotë më shumë siguri dhe standarte bashkohore. Trimbuk, shprehu bindjen se ky panair do t'i shërbejë biznesmenëve pjesëmarrës për zgjerimit të bashkëpunimit midis biznesit shqiptar dhe atij turk. Burime nga Dhoma e Tregtisë së Turqisë, bëjnë të ditur se, janë rreth 60 firma turke (pjesa më e madhe e të cilave ndërmarrje të vogala e të mesme), që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri në sektorin e energjetikës, ndërtimit, telekomunikacionit, minierave, etj. Ndërkohë që në Panairin e Biznesit Turk, që do të qëndrojë i hapur deri më 30 Mars, marrin pjesë rreth 70 biznese dhe kompani të ndryshme që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Tuirqia është ndër partnerët kryesorë në shkëmbimet tregtare me vendin tonë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›