E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shannon De Lima, e dashura e re e Marc Anthony

SHBA – Këngëtari Marc Anthony duket se e ka harruar ish-bashkëshorten e tij Jennifer Lopez dhe ka nisur një lidhje të re me modelen nga Venezuela, Shannon De Lima.

Anthony e ka prezantuar publikisht dashurinë e tij të re, duke postuar një foto në faqen e tij në Facebook, ndërsa puthet bukuroshen De Lima.
“Për Shannon, statuja ime e lirisë. Puthje vogëlushe”, shkruan Anthony në mesazhin e tij në Facebook.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony i dhanë fund martesës së tyre verën e kaluar dhe tashmë të dy kanë rinisur një lidhje të re.
Pak kohë më parë Lopez u fotografua në plazh me të dashurin e saj, balerinin Casper Smart, ndërkohë që edhe Anthony po bën të njëjtën gjë.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Anthony, në Facebook një foto ‘hakmarrëse’ për Jeniffer

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›