Eksatradohet nga Gjermania një shtetas që kërkohej për plagosje dhe tentativë vrasje

Forcat e policisë së Durrësit në bashkëpunim me strukturat e policisë së shtetit dhe të Interpol Tirana kanë mundur të venë para drejtësisë një shtetas të kërkuar për plagosje dhe tentativë vrasjeje, i cili kishte mundur të fshihej në Gjermani për disa muaj. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se 26-vjeçari Denis Shtraza ishte bashkëpunëtor në plagosjen e shtetasit Llazar Zoto, ngjarje e 11 muajve më parë, ndërsa mëngjesin e 20 shtatorit të vitit të kaluar pas një konflikti me motive të dobëta ka qëlluar me pistoletë mbi shtetasin Hektor Kollçaku, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ngjarjet kanë ndodhur në kohë të ndryshme në dy lokale të qytetit bregdetar.Burimet shtuan se Gjykata e Durrësit ka marrë masën e arrestit në mungësë për Shtrazën më 1 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa kapja dhe ekstradimi i tij nga Gjermania u bë i mundur mbrëmjen e kaluar.
...