E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen rregullat e Maturës Shtetërore për nxënësit me diploma të huaja

Të gjithë maturantët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit dhe janë të interesuar të fillojnë studimet e larta në Shqipëri, duhet të kryejnë fillimisht ekuivalentimit e notave. Kjo kategori nxënësish, sipas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duhet t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje Z1 dhe Z2. Në përgatitje të këtyre provimeve nxnësit që kanë kryer shkollën jashtë do të paraqesin për ekuivalentim në MASH, deri me 15 prill 2009, tre dokumente si kërkesën me shkrim për të vazhduar studimet e larta në institucionet e arsimit të lartë publik, dëftesat origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme dhe fotokopjen e noterizuar të pasaportës/letërnjoftimit ose çertifikatë lindjeje me fotografi. Pas këtij procesi në MASH pritet të ngrihet një komision, i cili pas ekuivalentimit të dokumentacionit të nxënësve, bën përllogaritjen e notës mesatare të viteve të shkollimit dhe të notave të provimeve te detyruara D1 dhe D2 ose, në mungesë të këtyre të fundit, të notave përkatëse të këtyre lëndëve. Më pas ky komision do t’ia përcjelli zyrtarisht të dhënat Komisionit të Maturës Shtetërore pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin, brënda datës 30 prill 2009. Ndërsa nga ana e tij, Komisioni i Maturës Shtetërore pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, cakton shkollën ku shtetasi do të kryejë provimet me zgjedhje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›