E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet në kufi adoleshentja, viktimë e trafikut

Tropojë

Kapet në kufi një 18-vjeçare nga Fieri, por me banim në Tiranë, e shpallur në kërkim nga policia që prej disa ditësh. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Odeta Popa, ka deklaruar dje se 18-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia shumë ditë më parë, pa e njoftuar familjen dhe mendohet se kishte rënë viktimë e grupeve kriminale të trafikut të prostitucionit. Vetë familja kishte denoncuar në policinë e kryeqytetit largimin e vajzës në drejtim të paditur dhe humbjen e saj. Vajza u ndalua në Pikën e Kalimit të Kufirit në Qafë Morinë të Tropojës, ndërsa po udhëtonte drejt Kosovës mëngjesin e djeshëm. Mësohet se vajza ndodhej në një furgon si pasagjere, ndërsa nga kontrolli i pasaportës në sistemin elektronik TIMS, ka rezultuar se ajo kërkohej nga policia e kryeqytetit. Ndërkaq, burime policore bëjnë të ditur se vajza kishte deklaruar se i ishte premtuar punë në Kosovë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›