Ndalohet për një muaj peshkimi i krapit, penalitete kundërvajtësve
17/04/2009 Prefekti urdhër të rreptë për mos zënie e species nga 15 prill deri më 15 maj
SHKODER- Peshkimi i Krapit në ujërat e liqenit të Shkodrës do të ndalohet kategorikisht gjatë periudhës 15 prill -15 maj. Ky ka qenë urdhri që prefekti i qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, i ka dhënë Inspektoratit të Peshkimit, i cili ka për detyrë të ndalojë gjuetinë e kësaj specie. Ndalimi i peshkimit të krapit për një muaj bëhet për shkak se është periudha e shumimit të tij. Gjuetia e tij, sidomos me mjete të paligjshme dhe dëmtuese do të shkaktonte dëme të pariparueshme të kësaj mrekullie peshkore të liqenit më të madh të Ballkanit. Që nga dita e mërkurë, ndalimi i peshkimit të Krapit për shkak të periudhës së tij të shumimit ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat që kanë mundësi të japin kontribut në mbrojtjen e tij. Krahas kontrolleve të vazhdueshme që po kryejnë në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna inspektorët e Drejtorisë së Bujqësisë dhe trupat mbrojtëse të ligatinave të Shkodrës tashmë janë vënë në lëvizje edhe struktura e Policisë Bashkiake të këtij qyteti. Kontributi i kësaj Policie Bashkiake në ndalimin e gjuetisë së krapit në periudhën e shumimit konsiston në kontrollin e vazhdueshëm të pikave të shitjes së peshkut si dhe lokaleve, pronarët e të cilave janë lajmëruar paraprakisht që të mos tregtojnë e blejnë krap nga peshkatarët si të ligjshëm, apo të paligjshëm, pasi do të konsiderohen bashkëpunëtorë në dëmtimin e kësaj specie të mrekullueshme peshkore. Vitin e kaluar efektivat e Policisë Bashkiake zunë me qindra kilogram krap duke u tregtuar në qytet. Kjo sasi u sekuestrua dhe një pjesë që ishte ende gjallë u hodh përsëri në liqenin e Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër iu shpërnda falas institucioneve të shtresave në nevojë si Azili i Pleqve. Ndërkohë kontrollet e vazhdueshme në liqen sollën bllokimin e dhjetëra mjeteve që u zunë duke zënë krap në periudhën e shumimit. Që nga sot askush nga gjuetarët nuk do të lejohet të peshkojë krap pasi ky aktivitet në periudhën e shumimit ka bërë që sasia e kësaj specieje në liqenin e Shkodrës të ulet së tepërmi. Problem në fakt nuk janë gjuetarët e ligjshëm, të cilët respektojnë afatet e shumimit, por ato të paligjshëm, të cilët shpesh peshkojnë dhe me mjete shfarosëse.