Serbo-boshnjaku, padi Prokurorisë për zgjatjen e afateve
17/04/2009 Provon edhe Damir Fazlliç
TIRANE- Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, ka vendosur të ndjekë të njëjtën skemë që ndoqi ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, të cilët për t’i shpëtuar akuzave të Prokurorisë kryen padi ndaj saj, për shtyrje afati apo për nxjerrje të sekretit hetimor. Pothuajse të njëjtën gjë ka kryer edhe biznesmeni Fazlliç, i cili akuzohet në Shqipëri për veprën penale të pastrimit të parave. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë gjykatës së Tiranës, të cilat thanë se ditën e djeshme avokati mbrojtës i serbo-boshnjakut Damir Fazliç ka dorëzuar në gjykatë një kërkesë me objekt rrëzimin e afatit 1-mujor të hetimit, i cili u shty në datën 6 prill nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se padia mban numrin 771, ndërsa ka si objekt të saj ankimimin e zgjatjes së afateve të hetimit. Dje është hedhur edhe shorti elektronik, ndërsa gjyqtari i caktuar për të shqyrtuar këtë çështjes është Gjin Gjoni. Në kërkesë, mbrojtja kërkon pushimin e vendimit të Prokurorisë për zgjatjen e hetimeve ndaj biznesmenit Damir Fazlliç edhe një muaj. Gjykatësi i caktuar për shqyrtimin e kësaj çështjeje do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo kërkesën e palës paditëse. Në rast se gjykata vendos pro Fazlliçit, atëherë Prokuroria duhet të pushojë menjëherë hetimet që ka filluar kryesisht ndaj tij. Ndërkohë që nga pesë letërporositë e dërguara në shtetet e ndryshme të Evropës, aktualisht vetëm Bosnja ka sjellë përgjigje për njësinë hetimore Task-Forcë.