E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet shitja e alkoolit pas orës 20:00

Të gjitha dyqanet dhe supermarketet tashmë do të jenë të detyruar të mos shesin pije akoolike pas orës 20:00 të mbrënjes, në të kundër do të gjobiten. Vendimi, që do të bëhet ligj është marrë në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, i cili ka nisur hartimin e një strategjie të re kundër konsumimit të alkoolit.

"Kjo strategji do të hartohet ashtu sikurse janë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë", ka deklaruar zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia. Ai ka shtuar se me strategjinë e re parashikohet që të mos shiten më pije alkoolike pas ores 20:00 në dyqane e markete. Sipas të dhënave të paraqitura, rreth 20% e popullsisë shqiptare janë të ndërvarur nga alkooli, prej 1.5% janë në degradim të plotë, dhe 5% janë në të njëjtën drejtim.

Sipas të dhënave, 2,1 për qind e popullsisë është e dehur çdo ditë."Rreth 1.5 për qind e popullsisë mbi moshën 15-vjeç janë alkoolvartës, ndërkohë që 20% e popullsisë janë përdorues të alkoolit. Shqipëria po bëhet si Gjermania për sa i përket përdoruesve të alkoolit. Kjo strategji synon të ulë kontrabandën e alkoolit në vend dhe të rrisë akcizën e pijeve alkoolike" ka pohuar Roland Shuperka, Specialist në Institutin e Shëndetit Publik.

Ai tha më tej, se kjo strategji synon të ulë numrin e përdoruesve të pijeve alkoolike në vend, veçanërisht në moshat e reja. Sipas specialistëve të ISHP-së, numri më i madh i përdoruesve janë adoleshentët. "Disa gota alkool në ditë brenda ose jashtë ambienteve të shkollës per adoleshentet shqiptare tashme po behet gjeja me e zakonshme. Ashtu si me duhanin njohja dhe konsumi i alkoolit i ka fillesat që në moshën 13 vjeç, kryesisht në klasën e tetë", tha Shuperka. 

ISHP-ja bën të ditur se rreth 40 për qind e meshkujve në moshë aktive dhe pikërisht asaj 25 deri ne 49 vjeç janë alkool pirës. Një studim kombëtar vëren se edhe 5% e femrave përdorin pije alkoolike. Specialistët e shëndetit thonë se pijet alkoolike janë përgjegjëse për 9 për qind të sëmundjeve të rënda, si hipertension, sëmundje të zemrës, hemorragji cerebrale, kancer të gojës, faringut, ezofagut, stomakut, mëlcisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›