AMC tani edhe me dyqan të lëvizshëm
AMC, operatori i parë në vend i telefonisë së lëvizshme, sjell një risi në treg, pika shitjesh dhe asistencë të lëvizshme. AMC për herë të parë në Shqipëri u ofron qytetarëve edhe dyqane të lëvizshme. Dyqanet e lëvizshëm mund të ofrojnë të njëjtën gamë shërbimesh si dyqanet e tjera AMC në vend. Abonentët mund të blejnë në to ALBAKARTA, AMCKARTA, What’s Up dhe paketa të tjera ekskluzive AMC të komunikimit me parapagesë. Përveç këtyre, mund të blejnë karta rimbushëse, mund të rimbushin numrin me AMC Fleksi dhe të informohen për tarifat e programeve me kontratë të AMC. Këto dyqane mund të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë ditës, në përputhje me nevojat e konsumatorëve në zonën ku ndodhen. Projekti, megjithëse është në fazën fillestare, është shtrirë në një hapësirë të gjerë. Vitin e ardhshëm pritet të qarkullojnë më shumë dyqane të lëvizshëm AMC në vend, të cilët do t’u shërbejnë një numri më të madh qytetarësh.