E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet vajza greke, hyri ilegalisht në Korçë

Një 17-vjeçare greke është ndaluar nga policia shqiptare në Kapshticë pasi kishte kaluar kufirin shqiptar ilegalisht për të takuar të dashurin e saj 20-vjeçar nga Vidohova e Devollit.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se në stacionin e Policisë kufitare Kapshticë u shoqërua nga strukturat e policisë së Komiasariatit të Devollit shtetesja greke me iniciale M.I 17 vjeçe banuese në Revan-Kostur.
 

Sipas policisë 17-vjeçarja duke pasur një lidhje dashurie me shtetasin E.M 20 vjeç banues në fshatin Vidohovë-Devoll i cili ishte i punësuar në familjen e saj në Greqi, ka shfytëzuar afërsinë midis dy fshatrave kufitare dhe ka hyrë në territorin shqiptar dhe konkretisht në fshatin Vidohovë nëpërmjet kufirit në rajonin e piramidës 48.

Për 17-vjeçare u dha urdhëri i largimit dhe ju hoq e drejta e hyrjes për në territorin shqiptar për një vit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›