Oslo, vijon dita e tretë e procesit kundër Breivik
OSLO- Sot ka vijuar seanca gjyqësore për Anders Behrig Breiving, personi i cili vrau 77 persona në korrik të vitit të kaluar në Norvegji. Gjatë ditës së sotme, Breivik do të merret në pyetjet lidhur me mënyrën se si ai ka hyrë në kontakt me militantët nacionalistë prej të cilëve ai është frymëzuar për të kryer aktin terrorist. Breivik deklaroi dy ditë më parë se kishte takuar një nacionalist serb në vitin 2001 në Monrovia të Liberisë, por pa e bërë të ditur identitetin e tij. Sipas disa burimeve të televizionit NRK1 të Norvegjise, Breivik ai mund të jetë takuar me Milorad Ulemek Legija, ish-komandat i njësitit famëkeq paraushtarak serb, të njohur si Beretat e Kuqe.
Dëshmia e tij nuk po transmetohet në televizion për shkak të shqetësimeve se ai do ta shfrytëzoj procesin për propagandimin e pikëpamjeve të tij ekstremiste. Gjatë dëshmisë së tij të djeshme ai tha se sulmi ishte “mbrojtje legjitime” kundër multikulturalizmit, duke vlerësuar si ishte “mizor, por i domosdoshëm”.
Gjykata ka paraparë që dëshmia e Breivikut të zgjasë pesë ditë e gjysmë. Breivik përballet me një dënim prej 21 vitesh, ndërkohë që dënimi mund të rritet për ta mbajtur autorin e dyshuar të masakrës së Norvegjisë, në burg të përjetshëm. Vete ai nuk ka shprehur deri tani asnjë brerje ndërgjegje për aktin kriminal, c’ka është cilësuar një provë e rëndë për familjet e viktimave dhe të mbijetuarit e masakrës.
(el.me/BalkanWeb)