E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, situata e sigurisë e qetë, por e tensionuar

SHKUP- Në Maqedoni nuk janë shënuar incidente gjatë mbrëmjes, ndërsa nuk ka tregues që mund të vënë në rrezik sigurinë në këtë vend. Megjithatë vazhdon të jetë evidente gjendja e tensionuar si pasojë e pritjeve për të zbuluar se kush qëndron pas vrasjeve të pesë të rinjeve në Maqedoni.

Mediat vendase raportojnë se nëpër rrugët e kryeqytetit edhe sot vërehet prani shtuar e forcave policore, kryesisht në pikat më të ndjeshme ku më parë janë regjistruar incidentet ndëretnike.

“Gjendja e sigurisë në teren është stabël, por e tensionuar", thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, duke njoftuar se hetimet për vrasjen e pesëfishtë po vazhdojnë në shtabin e posaçëm, ku vazhdon grumbulllimi i të dhënave mbi makinën e zbuluar që besohet të jetë dëshmia kryesore për autorët e aktit kriminal.

Drejtuesit e institucioneve ndërkohë vijojnë thirrjet për përmbajtje, duke shpreshur besimin se vendi ka kapacitet, të zbardhë vrasjet.
(el.me/BalkanWeb)

.

Lidhje te tjera Manastir, shqiptarët të shqetësuar nga tensionet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›