Ndarja e Kosovës, qëllimi i fundit i Serbisë

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën është shpresa e fundit e Beogradit, por synim i tij kryesor është ndarja e Kosovës.
Kështu thotë Nënkryetari i Institutit Amerikan të Paqes, Daniel Serwer.
“Sa i përket Veriut të Kosovës, Serbia përpiqet të mbajë kontrollin mbi atë zonë dhe në këtë drejtim duket se është e suksesshme, sepse askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk e kundërshton”, theksoi Serwer.
“Mendoj se Beogradi është shumë i vendosur që të mbajë de facto kontrollin mbi pjesën veriore të Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar me gjasë do të mbetet pranë qëndrimit të gjertanishëm, sepse nuk dëshiron probleme, nuk dëshiron të ushqejë pakënaqësinë e shqiptarëve në Kosovë dhe në rajonin e Preshevës, por as të serbëve”, shtoi ai.