E Hënë, 2 Nëntor 2026

Braçe: “Arka” bosh, Berisha mbyt biznesin

27/01/2010  Akuza
Partia Socialiste akuzoi Qeverinë se në përpjekje për të mbushur buxhetin e boshatisur të shtetit po rrit taksat mbi buxhetin e vogël. Një akuzë e tillë erdhi dje nga deputetit i kësaj partie, Erion Braçe, ku ndalur te ligji i tatimit mbi të ardhurat shprehu bindjen se përmes këtij ligji rritet abuzivizmi me biznesin e vogël, i cili tashmë duhet t’i paguajë më shumë para arkës së shtetit. Ndërkohë, Braçe argumentoi pse ky ligj nuk duhet të hyjë në fuqi, pasi takson për herë të dytë biznesin e vogël dhe nga ana tjetër favorizon pastrimin e parave të pista në Shqipëri. “Qeveria e Sali Berishës me këtë ligj heq dorë nga lufta ndaj parave të pista, korrupsionit dhe trafiqeve duke hapur një mundësi reale për to, për t’i legalizuar, për t’i larë, pastruar, tharë, hekurosur e në fund parfumosur, përkundrejt taksës 10% paguar Sali Berishës”, vlerësoi Braçe.
Sipas tij, PS i kërkon Qeverisë të tërheqë projektligjin, të ndalë presionin e saj mbi biznesin në vend, sikundër dhe përpjekjet për përfshirjen e politikanëve të korruptuar apo mafien në pastrimin e parave në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›