E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: S’do të lejojmë të digjen mandatet

27/01/2010  Qëndrimi
Deputeti i PS-së Ditmir Bushati deklaroi dje se 64 mandatet e deputetëve socialistë nuk do të digjen. “Mandatet tona nuk do të bëhen objekt negociatash. Kjo do të thotë se mandatet tona do të validohen si të tilla. Ne nuk do t’i falim mandatet, pasi siç e kanë thënë edhe kolegë të tjerë, duke filluar edhe nga kryetari i PS-së, çështja e aktivizimit të mandatit është një moment procedural, siç përcaktohet nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit dhe nuk mund të ngatërrohet asesi dhe as të afektojë qëndrimin tonë të kushtëzuar ndaj Kuvendit”, vuri në dukje Bushati. Por përmes kësaj deklarate, Bushati la të nënkuptuar se deputetët socialistë do të futen në Parlament para se të skadojë afati që lejon Kushtetuta për vlefshmërinë e mandateve. Gjithashtu, deputeti socialist përjashtoi mundësinë që mandatet e tyre të bëhen objekt negociatash. Ndërkohë, neni 71 i Kushtetutës thotë se deputetit i mbaron mandati kur nuk bën betimin dhe kur nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit për 6 muaj rresht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›