Lushta s’ka ide të saktë për Gjilanin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka idenë se kur mund të përmbyllet procesi i bllokuar elektoral i Komunës së Gjilanit.
Kryetarja e KQZ’së, Nesrin Lushta, as të mërkurën nuk ka dhënë ndonjë datë se kur pritet të merret një vendim për këtë çështje.
“Nuk kam ide të saktë se kur do të vendoset për Gjilanin. Megjithatë, ne shpresojmë se kjo nuk do të marrë shumë kohë dhe në njërën prej mbledhjeve të ardhshme do të merret një vendim”, ka thënë Lushta për REL.
Zgjedhjet në Gjilan kanë mbetur pezull për shkak se KQZ’ja nuk ka arritur t’i miratojë rezultatet e balotazhit.