"Ndarja, e demshme per vete serbet"
Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se ideja per ndarjen e Kosoves eshte e papranueshme nga aspekti i interesit se te gjithe qytetareve te saj, mirepo edhe nga aspekti i interesit te qytetareve te shteteve te tjera te rajonit. Ai ne nje interviste per gazeten "Danas", ka thene se po behen perpjekjet qe te vendosen marredheniet e mira me Serbine, por edhe me te gjithe qytetaret e Kosoves, pa marre parasysh perkatesine e tyre etnike. Kreu i larte kosovar po ashtu ka potencuar paqendrueshmerine e theksuar ne rajon, dhe ne kete kuptim ka shtuar se, ndarja eventuale e Kosoves do te mundesonte qe nje ceshtje e tille te hapet edhe ne Maqedoni e Mal te Zi, por edhe ne shtetet ku ekziston problemi i ngjashem, qe sipas tij, "do te ishte shkaterruese per sigurine e gjithe rajonit". Duke shpjeguar pse eshte e papranueshme ndarja e Kosoves, Sejdiu ka thene se, "Kosova eshte shtet sovran dhe i pavarur, te cilin e kane njohur me shume se 50 shtete te botes". "Ndarja e Kosoves nuk do te paraqiste zgjidhje te problemit, por thellim te tij", ka thene ai. "Ky veprim do te demtonte bashkesine serbe ne Kosove, por gjithashtu do t'i hapte dyert qe edhe shtetet e tjera te rajonit te perpiqen qe ne kete menyre te zgjidhin disa ceshtje te ngjashme, qe sigurisht do te shkaktonte jostabilitet te permasave me te gjera", ka potencuar ai.
Nder te tjera presidenti Sejdiu tha se njohja nga vendet e ish-Federates Jugosllave ka nje rendesi te vecante per gjithe procesin e njohjes se Kosoves si shtet i pavarur. Presidenti Sejdiu tha se vendimet e vendeve fqinje do te jene pergjigjja me e mire edhe per ato vende qe mendojne se statusi i Kosoves nuk eshte zgjidhur ende. "Eshte nje pergjigje e mire posacerisht nga vendet qe tani jane sovrane, me te cilat kemi qene ne nje bashkesi shteterore, e cila eshte shkaterruar dhe nuk ekziston me. Andaj, ne e cmojme rolin e vecante qe do te kete Maqedonia ne kete rast, si edhe Republika e Malit te Zi, si dhe e cmojme po ashtu kete ecje praktike te relacioneve te mira qe kemi pasur deri tani", tha Sejdiu. Ai deklaroi se nuk i takonte atij qe ta thote daten se kur do te marrin vendime Shkupi dhe Podgorica per njohjen e Kosoves, por nenvizoi se, gjate takimeve qe kishte zhvilluar ne Nju Jork me presidentet e ketyre dy vendeve, kishte marre mesazhe shume pozitive se njohja do te pasoje brenda nje afati jo te larget. Presidenti Sejdiu tha se njohja nga vendet e ish-Federates Jugosllave, ka nje rendesi te vecante per gjithe procesin e njohjes se Kosoves si shtet i pavarur. Presidenti Sejdiu tha se vendimet e vendeve fqinje do te jene pergjigjja me e mire edhe per ato vende qe mendojne se statusi i Kosoves nuk eshte zgjidhur ende.