EURALIUS, ligj shtese per administraten gjyqesore
Tirane - Keshilli i Larte i Drejtesise eshte mbledhur dje, per te diskutuar mbi projektligjin e paraqitur nga ministri i Drejtesise, mbi administraten gjyqesor. Takimi eshte bere me dyer te mbyllura. Burime nga KLD-ja kane bere me dije se ekspertet e EURALIUS, te cilet kane qene te pranishem, kane sqaruar se ne pergatitjen e projektligjit per administraten gjyqesore, nuk eshte marre mendimi i tyre. Nga ana tjeter ata kane bere me dije se ne Evrope, funksionimi i administrates gjyqesore nuk i lihet ne dore ministrit te Drejtesise. Por kjo gje behet sipas dy modeleve, ose me ligj te posacem ose administrata gjyqesore eshte pjese e sherbimit civil. Ne vendin tone ky projektligj parashikon vetem kompetencat e kancelarit, i cili emerohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtesise. Ne mbledhjen e djeshme eshte diskutuar se per funksionimin e administrates gjyqesore, te kete ligji shtese. Ne ditet ne vazhdim KLD-ja do t'ia dorezoje me shkrim rekomandimet zyrtare, komisionit parlamentar te ligjeve. Gjate momentit qe KLD-ja po zhvillonte nje mbledhje te saj per administraten gjyqesore, ekspertet e Ministrise te Drejtesise jane takuar me prokuroret, ne Prokurori te Pergjithshme ku edhe kane diskutuar per ligjin mbi prokurorine dhe kundershtimet e tyre.