E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian, mision te perbashket per gjuetine e pirateve

Bashkimi Evropian do te veproje me masa me te forta ushtarake kunder veprimeve te pirateve para bregdetit te Somalise. Edhe Gjermania do te jape per kete nje kontribut me te madh, permes dergimit te nje fregate. Afati i fundit eshte fundi i ketij viti, ushtare gjermane mund te jene pjesemarres edhe ne nje angazhim tjeter ne boten e jashtme. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franc Jozef Jung ritheksoi se marina federale do te marre pjese ne aksionin ushtarak te planifikuar te BE, per lufte kunder pirateve. "Besoj se ketu do te marrim pjese me nje fregate", u shpreh Jung. Ne teresi, shtetet e BE duan te vene ne dispozicion tri fregata, nje anije furnizimi dhe tri avione per zbulime detare per luften kunder pirateve. Bregdeti somalez konsiderohet si nje prej ujerave me te rrezikshem per transportin nderkombetar detar. Piratet sulmojne si anije tregtare, ashtu edhe jahte private ose anije me ndihma te programit te ushqimit te OKB-se. Sipas vleresimit te OKB-se, gjithsej piratet arrijne te marrin me presion rreth 100 milione dollare ne vit. "Pirateria ka marre nderkohe permasa te tilla, sa eshte e drejte qe te dergohet kunder saj nje mision i BE:, theksoi ministri gjerman i financave, Franc Jozef Jung. "Fillimisht fjala eshte qe ketu te sprapset pirateria, te rivendoset siguria ne dete dhe te garantohet serish nje tregti e lire detare", sqaroi Jung. Ministri francez i mbrojtjes dhe kryetar i radhes i BE, Herve More terhoqi vemendjen ne vendimin e qershorit te KS te OKB-se, i cili autorizon te gjitha shtetet te veprojne ne ujerat territoriale somaleze kunder pirateve. "Behet fjale per nje mision te veshtire, sepse shtrihet ne nje zone gjigante, por thjesht nuk mund t'i leme gjerat te ecin edhe me tej keshtu", deklaroi More. Nga ana e Bashkimit Evropian, per te luftuar piratet para bregdetit te Somalise ndodhen aktualisht nje fregate franceze dhe nje avion zbulimi spanjoll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›