Debat i ashper Biden - Palin
Kandidatet per zevendespresident te SHBA-ve, republikania Sarah Palin dhe demokrati Xhozef Bajden, gjate debatit te tyre televiziv, shkembyen akuza te ndersjella. Ata shfaqen pikepamjet e tyre dhe te kandidateve per president per shume ceshtje, por mbizoteruan ato per politiken e jashtme dhe krizen ekonomike. Guvernatorja Sarah Palin iu drejtua senatorit Bajden, duke thene se ajo dhe kandidati republikan, Mekein, do te sjellin ndryshime ne Uashington. "I respektoj vitet e juaja ne Senatin amerikan, por mendoj se amerikanet kane deshire per dicka te re dhe te ndryshme, qe sjell energji dhe perkushtime te reja per reforma. Mendoj se per kete arsye ne duhet ta dergojme senatorin Mekein ne Shtepine e Bardhe dhe une jam e lumtur t'i bashkohem atij atje", tha Sarah Palin. Senatori Bajden e akuzoi zotin Mekein se ka pozicione te njejta sikur presidenti aktual, Xhorxh Bush, per Irakun, Iranin, Afganistanin dhe Pakistanin. Senatori Bajden tha se ai dhe Barack Obama do te sjellin ndryshime dhe riperteritje te pozicionit te respektit te Shteteve te Bashkuara ne bote. "Nuk kam degjuar se si politika e tij ne Afganistan do te jete e ndryshme nga ajo e Xhorxh Bushit. Nuk kam degjuar se si politika e senatorit Mekein per Pakistanin do te jete e ndryshme nga ajo e Xhorxh Bushit. Mund te kete dallime, por, tani per tani, eshte e njejte me politiken e tij. "Ju e dini se ku na kane sjelle keto politika. Une dhe senatori Obama do te bejme ndryshme te rendesishme, keshtu qe perseri Amerika do te jete vendi me i respektuar ne bote", tha senatori demokrat, Xhozef Bajden, ne duelin e mbremshem televiziv me republikanen Sarah Palin. Njera nga temat qe u trajtua ne debatin televiziv, qe u mbajt ne Sent Luis te shtetit Misuri, ishte edhe lufta ne Irak. Republikania Sarah Palin e kundershtoi planin e kandidatit demokrat, Barack Obama, per terheqjen e forcave amerikane nga Iraku, duke e vleresuar kete si "dorezim". "Ne do ta dime se kur do te perfundojme ne Irak. Kjo do te ndodhe kur qeveria e Irakut do ta qeverise popullin e vet dhe kur forcat e sigurise ne Irak do ta sigurojne popullin. Kjo do te ndodhe po ashtu kur komandantet tane ne terren do te na thone se keto kushte jane plotesuar.", tha republikania Sarah Palin. Kandidati demokrat per zevendespresident, Xhozef Bajden, u pergjigj duke thene se senatori Mekein kishte qendrime "jashtezakonisht te gabuara" sa i perket Irakut. Ai pastaj e pershkroi planin e kandidatit demokrat Obama per kalimin e pergjegjesive tek irakianet dhe per terheqjen graduale te trupave luftarake amerikane. Senatori Bajden theksoi se Shtetet e Bashkuara po shpenzonin 10 miliarde dollare ne muaj ne Irak, ndersa qeveria irakiane ka nje teprice prej 80 miliarde dollaresh. Sa i perket krizes aktuale ekonomike, zonja Palin e akuzoi qeverine se nuk ka zbatuar mbikeqyrje te duhur ne tregjet financiare dhe tha se senatori Mekein do ta crrenjose korrupsionin ne Uall Street, duke imponuar rregulla. Senatori Xhozef Bajden e akuzoi republikanin Mekein se eshte jashte rrjedhave ekonomike ne Shtetet e Bashkuara.