Kambisti, autoret iken me "Fiat"
TIRANE - Policia vihet ne kerkim te nje makine "Fiat Punto" te bardhe, ku kane qene tre persona te dyshuar per grabitjen e kambistit Fari Fanxho, ne kryeqytet. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime te uniformave blu te Tiranes, te cilat saktesuan se jane drejt identifikimit te personave qe kane grabitur me arme mengjesin e dy diteve me pare, 55-vjecarin Fanxho me origjine nga Korca, por me banim ne rrugen "Gjergj Fishta". Marrja e 50 mije eurove, sic pretendon kambisti, ka bere qe policia te marre shume deshmi nga personat qe e kane pare ngjarjen, ne kohen kur i sulmuari ishte duke dale nga shtepia e tij, per ne tregun e kembimit te valutes. Nga marrja ne pyetje policia ka mundur te rindertoje skemen e ngjarjes dhe te shpalle tre te rinj, qe dyshohen si autore te grabitjes. Burime nga policia kane bere te ditur, se njeri nga te dyshuarit e ka emrin Artan, por pa dhene asnje detaj tjeter me teper.
SKEMA
Marrja ne pyetje e deshmitareve ka bere qe uniformat blu te rindertojne skemen e ngjarjes. Sipas te dhenave, dy persona kane qene ata qe e kane sulmuar kambistin Fari Fanxho, ne momentin qe sapo kishte dale nga shtepia e tij, nderkohe qe i treti ka qene ne drejtim te makines "Fiat Punto" te bardhe, qe eshte larguar me shpejtesi. Nderkohe qe gjate largimit nga vendi i ngjarjes tre te dyshuarit kane qelluar ne ajer me qellim per te shperqendruar njerezit qe ndodheshin ne rruge ne momentin e sulmit. Nga te dhenat e mbledhura nga policia, eshte arritur ne perfundimin se te dyshuarit jane larguar me makine nga rruga ne krah te Gjykates se Tiranes dhe me pas ne unaze. Ne kete menyre te dyshuarit jane larguar me 50 mije eurot e grabitura dhe arrestimi i tyre nuk eshte bere i mundur deri mbremjen e djeshme. Policia ka bere kontrolle te shumta ne te gjithe zonen ku besohet se mund te gjendeshin te dyshuarit por nuk ka bere te mundur gjetjen e tyre. Eshte kerkuar dhe ndihma e kolegeve te rretheve, te cileve u eshte dhene pershkrimi i te dyshuarve, per tu ndaluar nese kalojne.
GRABITJA
Persona ende te identifikuar nga policia, grabiten me arme kambistin 55-vjecar ne kryeqytet. Ngjarja ndodhi ne rrugen "Gjergj Fishta", ne afersi te Gjykates se Rrethit Tirane, ku pre e grabitesve, ka rene Fari Fanxho, lindur ne Korce e banues ne Tirane. Menjehere, pas marrjes se ketij informacioni ne vendin e ngjarjes shkuan sherbimet policore, u formua grupi i posacem hetimor, ku nen drejtimin e prokurorit po punojne intensivisht per zbardhjen e rrethanave dhe motiveve te kesaj vjedhje. Policia tha se 55-vjecari Fanxho, me pune kambist, ka qene duke dale nga banesa dhe hipur ne automjetin tij, e ndodhur ne rrugen "Gjergj Fishta" ne Tirane, ku nen kercenimin e armes nga autoret e dyshuar, ata jane larguar menjehere duke i vjedhur shumen e parave rreth 50 mije euro.
Ne vendin e ngjarjes, kane shkuar perfaqesues te Prokurorise, drejtues te Policise se Tiranes, si dhe specialiste te seksionit te posacem Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe te Shkaterrimit te Prones. Gjithashtu ne ndihme te tyre kane qene dhe sherbimet policore te komisariatit te Policise numer 2, Tirane. Keta te fundit, duke njohur zonen dhe personat me precedente penale kane hedhur dyshimet e para te autoreve te dyshuar te kesaj vjedhjeve. Policia tha se jane duke vazhduar hetimet intensive.
Artan Cena